Sot në Ditën Botërore të Refugjatëve, UNHCR: Pas Sirisë, Shqipëria me kërkesat më të larta për azil

Republika arabe e Sirisë ishte gjatë vitit të kaluar 2015, vendi i origjinës me numrin më të lartë për azilkërkuesit, e ndjekur nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova, Afganistani, Iraku. Një fakt i tillë konfirmohet në raportin vjetor të UNHCR-së (Organizata Ndërkombëtare e Refugjatëve) “Tendenca Globale”, i cili ndjek zhvendosjet e detyruara në mbarë botën, bazuar në të dhënat e qeverive, partnerëve, përfshirë Qendrën Monitoruese të Zhvendosjeve të Brendshme. Publikuar pikërisht në Ditën Botërore të Refugjatëve, ai tregon sesi duke filluar nga fundi i vitit 2015, janë zhvendosur plot 65.3 milion njerëz, krahasuar me 59.5 milion vetëm dymbëdhjetë muaj më parë. “Kjo është hera e parë që pragu prej 60 milionësh është kapërcyer”,- shpjegon UNHCR për situacionin e emigrimit më vitin 2015. Duke shtuar se Gjermania ishte pritësi më i madh i kërkesave të reja për azil, me 441,900 të regjistruar gjatë vitit 2015. Kjo është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar një vit më parë (173.100) dhe rritja e tetë radhazi për Gjermani. Numri më i madh i aplikimeve është pranuar për individë me origjinë nga Republika Arabe të Sirisë- 158,700 aplikacione të reja, ose rreth katër herë më shumë se gjatë vitit 2014 (39,300). UNHCR referon se më tej edhe faktin se Gjermania pa një rritje dramatike të numrit të aplikacioneve të reja për azil nga shqiptarët me rreth 53,800 kërkesa të tilla, ose gjashtë herë më shumë se një vit më parë. Kurse për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikimet për azil në vitin 2015 thuhet se u rritën me nivelin prej 42%. “Këta individë vijnë kryesisht nga Meksika, El Salvador, Guatemala dhe Honduras kryesisht prej dhunës dhe persekutimit të krijuara nga krimi i organizuar i lidhur me bandat e drogës”, citon UNHCR-ja. Duke përfunduar se Suedia renditet e treta në vitin 2015 me 156,400 aplikime të reja për azil, më shumë se dyfishi i vitit të mëparshëm (75,100). Ndërsa ka pasur një rritje të konsiderueshme në pretendimet siriane për azil.