SOT 60 VITE NGA LINDJA/ Majkëll Xhekson, mbretërimi i pathyeshëm i “King of Pop”

Nga Albert Vataj

Ai nuk ishte vetëm “King of Pop”, ai ishte një fenomen i muzikës, i risisë, i tendencave në art, i mishërimit të shpirtit ngadhnjimtar dhe revoltës. Ai mbuloi me lavdi emrin dhe vlerat e artit dhe pjesëmori në realitet si një forcë denoncuese ndaj fenomeneve që globalizmi diktoi shoqërisë dhe natyrës. Ai ishte dhe mbeti një. Misteri që mbuloi vdekjen e tij, e ka transformuar atë në një legjendë, e ka veshur me pavdekësi, e ka hyjnozuar atë dhe artin e tij. Një përshpirtje për Majkëll Xhekson, atë që vazhdon të na magjeps me zërin dhe përformancën e jashtëzakonshme.

Ai ka ditur të magjeps me zërin dhe performancën e tij, si pakkush tjetër. Cilado të ketë qenë jeta e tij private, çfarëdolloj të ketë qenë anatema që siluronte këtë Ante të muzikës, ai qëndron përmbi atëditë e përgjithmonë, një zë në zërin dhe ndërgjegjen e kohës, një britmë në shpirtin dhe dhimbjen e gjeneratës. Stili i tij shënjoi një epokë të vërtetë dhe madje edhe sot e kësaj dite disa objekte që e kanë bërë look-un e tij unik lidhen menjëherë me figurën e tij. Që nga dorezat e deri te këpucët me dollak, çdo detaj shikohej me kujdes për të bërë që çdo vidioklip, koncert, këngë të ishte më se e veçantë. Ja disa kuriozitete mbi simbolet e tij më të famshme: Dorezat prej diamanti të rremë: ato ishin të mbuluara me 1200 kristale të thurura me dorë. U shitën në një ankand në vitin 2009 për 420.000$. Për to ai thoshte: “të gjithë veshin dy doreza, unë vë vetëm një në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vëmendjen e publikut. Xhaketa prej lëkure me ngjyrë të kuqe: ajo u shit për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011. Në të ishin të vendosura rreth 11 mijë llamba të vogla të cilat ndriçoheshin sipas ritmit të këngës. Këpucët me dollak: përmasa e këpucëve të Michael ka mbetur ende misterioze. Këpucët e tij ishin pothuajse gjithmonë të shndritshme në koncertet që zhvillonte dhe kjo për t’u parë nga publiku kur ai duhet të performonte me kurriz. Një palë këpucë të tilla janë shitur për 66.000 $.

***

Shfaqjen e parë në skenën e muzikës argëtuese të të rriturve, Majkëll Xheksoni e pat si fëmijë në gjirin e bandit familjarë “Xhekson 5” të cilin e kishte ngritur i ati i tij Xhozefi – një i dhënë pas muzikës. Që në koncertet e para që i mbante ky grup në turne anembanë ShBA-së, Majlkëlli përpos zërit u dallua edhe për aftësit e tij rreth mjeshtrisë së muzikantit dhe prezentimit para studiove inçizuese. Kështu që vetëm pas pesë viteve pas debutimit në grup, më 1971 Majkëlli si solist inçizon këngën e tij të parë me titull Got to be there. Ndërsa nga viti 1979 fillon të mbaj solë me luajtës veglash shfaqje koncertesh. Në vitin 1982, në kohën kur video copat, që sapo kishin filluar të afërimohen në masa, Majkëll Xheksoni në bashkëpunim me firmën “Quincy Jones” bëjnë inçizimin e këngës Thriller dhe video pjesës së saj. Paraqitja kompakte e albumit, video copave të cilësisë së lartë duke mos nënçmuar dhe vetë vlerën e këngëve në vete, shkaktuan që emri i Majkëll Xheksonit të hyjë jo vetëm në historinë e muzikës argëtuese por edhe më gjërë. Si do që të jetë me këngën Thriller dhe video klipin përkatës, Majkëll Xheksoni ja arrin të hapë një degë të re ekonomike të paparë deri në atë kohë në botën perendimore. Paraqitja kompakte e albumit, nëpërmjet tonit, vallëzimeve, ekranizimin e një tregimi, dhe me një program propagandistik ekonmik para adhuruesve të muzikës, bërë që albumi në fjalë të kapërcej jo vetëm kufijt e ShBA-së, por edhe të Evropës e të shitet e të ndëgjohet në mbarë botën. Me këtë Majkëll Xheksoni kishte arritur që vetëm me një solo album të rradhitet në krye të listave të këngëtarve më me namë të të gjitha kohrave. Kështu lista të tilla të popullatizuara, si ajo e më të famëshme të rok’n’rolit e cila e vë për dy herë në krye të saj, një herë si anëtarë i grupi (1997) dhe një herë si solo këngëtar (2001). Po ashtu edhe lista e popullarizuar amerikane për autor të teksteve Songwriters Hall of Fame më 2002, emrin e tij e vuri në krye të saj. Përpos listave të njohur për muzikë, edhe lista e njohur e rekorderve të njerzimit e quajtu Guiness Book, për vepren e tij, Majkëll Xheksonin e cilësonte si “Artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave” (Most successful entertainer of all time). Majkël Xheksoni me vepren e tij ka thyer shumë rekorde botërore në industrinë e muzikës, mes të cilëve atë të albumit më të shitur të të gjitha kohërave Thriller ( mbi 104 milion ekzemplarë). Krijimtarin e tij muzikore e kanë vlerësuar lartë edhe festivale të ndryshme të muzikës argëtuese anë e mbanë botës. Ndër to më i njohuri, festivali Grammy Awards, e ka shpërblyer për më se 13 herë.

Nga viti 1988 deri më 2005, Majkëll Xheksoni jetoi në sarajet e tij të quajtur Neverland Ranch. Po ashtu edhe këto saraje që më vonë (2005) për 35 milion dollarë), në bazë të popullaritetit të Majkëll Xheksonit u popullarizuan. Në oborrin e kësaj farme, ai kishte ndërtuar një lojnapark dhe një kopsht zoologjik për fëmijët e varfër dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizitat e shumta të fëmijve në sarajet Neverlend Ranç dhe afërsia e ngusht e Majkëll Xheksonit me ta shkaktuan dyshime apo mundësi në sy të armiqëve të tij. Kështu që edhe kjo dukuri nuk mbeti pa u popullarizuar nga mjetet e informimit. Më 1993, vije deri tek akuzimi i tij i parë për joshje sekuale të një fëmiju, vizitor i sarajeve. E gjith dukuria, nga mjetet e informimit përcillej me pohime dhe mohime tek dashamirët e muzikës së tij dhe jo vetëm tek ta. Pas një marrveshje jashtë gjykatës për të cilën thuhet se Majkëll Xheksoni i kishte dhënë një shumëtë mëdha parash familjes së fëmijut, djaloshi deklaron para gjykatës se nuk dëshironte të jepte dëshmi për shkak imazhit personal. Si do që të jetë, edhe pas lirimit nga akuza, çështja e ngritur nga kundërshtarët e tij rreth mardhënijeve të Majkëll Xheksonit vazhdojë të dominon shkrimet në mjetet e informimit për Majkëll Xheksonin. Kjo çështje nuk mbeti si e till vetëm në mjete të informimit por u shtrua edhe më gjërë. Kështu më 2005, Majkëll Xheksoni akuzohet dhe sillet në pranga në gjykatë për çështje të njëjtë por me një fëmië tjetër. Në fund të gjykimit, u shpall si i pafajshëm apo u lirua në munges të dëshmive nga 10 akuzat e ngritura ndaj tij.

Në fillim të qershorit të vitit 2009, Majkëll Xheksoni paralajmëtoj turneut e tij të fundit në Londër. Pregatitijet për këtë turnir ishin në zhvillim e sipër dhe në to merrte pjesë dhe Majkel Xheksoni. Më 25 qershor 2009, Majkëll Xheksoni, si duket ishte i vetëm në shtëpin e tij në Los Anxhelos, transportohet në spital, ku edhe gjenë vdekjen. Për të mos u shua nami i emrit të Majkëll Xheksonit si dhe vepra e tij, jo vetëm familja e shoqëria e ngushtë, por edhe industria muzikore së bashku me ta edhe gjenerata e vjetra të dëgjuesve të muzikës argëtuese pop dhe gjenerata e re e kanë rimëkëmbë veprimtarin e Majkëll Xheksonit. Kësaj dukurie të ringjalljes së mbretit të popit si duket i kanë prirë mjetët e informit me thashë e thëma të ndryshme si dhe vetë famlja me ceremonin festive të ndarjes nga trupi i pa jetë i Majkëll Xheksonit. Ceromoni mortore festive e cila u transmetua në ekrane televizive në mbarë botën. Kapelja prej shajaku: fillimisht këtë kapele Michael donte ta vendoste në grup me Jackson 5, por produksioni ia ndaloi.

Shuarja e një ylli

Mijkëll Xhekson vdiq me 25 Qershor të vitit 2009 ne nje vile te marre me qera ne 00 North Carolwood Drive ne Holmby Hills, nje distrikt i Los Angeles nga një sulm kardiak ne zemer. Ky sulm ne zemer kishte ndodhur për shkak se doktori i personal i Majkëlli-t Conrad Murray i nje dozë të madhe illaci Propofol, morfine,lorazepam dhe midazolam per shkak te mungeses se gjumit qe kengetari kishte. Conrad Murray u shpall fajtor dhe tan i po vuan denimin me burg me 4 vjet per vrasje te paqellimshme. Lajmi i vdekjes se kengetarit u perhap shume shpejt neper internet duke shkaktuar mbingarkim te tij. Kerkesat e shumta me emrin ” Michael Jackson” shkaktuan nje bllokim te perkohshem te Google, Wikipedia dhe Twitter. Fondacioni i Wikimedia-s raportoi afersisht 1 milione vizitore ne biografine e Majkell Xheksonit duke shenuar numrin me te madh te vizitoreve per nje faqe ne nje periushe 1-oreshe. Rreth 15% e postimeve ne Twitter ose rreth 5000 postime per minute, flisnin mbi Majkell Xheksonin ndersa ne pergjithesi trafiku i internetit ishe 20% me i larte se normali. Ne daten 26 Qershor ne te gjithe boten gazetat, televizionet dhe cdo rrjet informativ flisnin per Michael Jackson. Memoriali i Majkell Xheksonit u mbajt me 7 Korrik te 2009 ne Staples Center te Los Angeles-it i cili u ndoq nga nje sherbim privat familjar ne Forest Lawn Memorial Park’s Hall of Liberty. Sipas statistikave eventi arriti rreth 3 miliarde shikues ne te gjithe boten duke e bere ate transmetimin live me te shikuar ne te gjithe historine televizive. Mariah Carey, Stevie Wonder, Lionel Richie, John Mayer, Jennifer Hudson, Usher, Jermaine Jackson dhe Shaheen Jafargholi performuan ne event. Berry Gordy dhe Smokey Robinson lavderuan kengetarin ndersa Queen Latifah lexoi poemen “We had him”, e shkruar per kete rast nga Maya Angelou. Vajza e Xheksonit, Paris Katherine, qante ndersa tha: “Qekur linda, babi ka qene babai me i mire qe mund te imagjinoni… Une thjesht doja te thoja qe e dua… Shume.” Ne 25 Qershor 2010 fansat e kengetarit udhetuan ne Los Angeles per t’i kushtuar tribute atij. Ata vizituan Yllin e Xheksonit ne Hollywood Walk Of Fame dhe shtepine e familjes se tij ndersa ne 25 Qeshor 2012 fansat derguan rreth 11.000 trendafila ne vendin ku prehet Majkell Xhekson