Sot 1 Qershori, festë apo protestë, në Shqipërinë e akuzave të rënda për abuzim me jetimët

Dita ndërkombëtare e fëmijëve e gjen Shqipërinë të mbërthyer në morsën e akuzave të rënda për abuzime të fëmijëve jo vetëm në familje dhe në shkolla por edhe në institucionet e kujdesit shtetëror. Precedenti më i freskët dhe më i rëndë është ai i abuzimeve seksuale të fëmijëve në jetimoren e qytetit të Shkodrës, ku personeli i kujdesit duke neglizhuar ka toleruar krijimin e një precedenti të pashoq. Megjithë politikën e propagandës që shteti promovon dhe milionat e shpenzuara për këtë fars shtetërore, dhuna dhe abuzimi ndaj fëmijëve vazhdon të jetë një ndër problemet më të prekshme në realitetin e një Shqipërie problematikash të pamata, kryesisht atyre me karakter financiar. Faktet tronditëse vijnë nga realiteti, ndryshe ngase është e projektuar nga sondazhet dhe opinionet e organizatave dhe grupe interesit për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Siç dihet 1 Qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindër në lumturi e harmoni. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, koincidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre. Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prindërit e tyre kur shohin fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël.