Sondazhi: Tre mijë shqiptarë kërkojnë ringritjen e bustit të Enver Hoxhës

Faqja e njohur në rrjetet sociale “Enveristët”, ka shtruar një kërkesë publike për ringritjen e bustit të Enver Hoxhës në Tiranë.

Ata kanë çelur një sondazh ku për tre ditë kanë siguruar mbi 3 mijë mbështetës.

Rrëzimi i bustit të Hoxhës është bërë më 20 shkurt 1991 ku mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të Tiranës .

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës. /b.d