Socialisti denoncon te Ish-Kryeministri Sali Berisha vjedhjen e 2.3 miliardë lekësh në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një denoncim për vjedhje.

Mesazhi i ka mbërritur deputetit demokrat nga një punonjës i Albkontrollit.

“Një tjetër vjedhje ekzemplare e Edvinit me ndrikull Belushkën!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

“Socialisti dixhital denoncon:

Një vjedhje të re monstruoze kriminale të Edvin Shullazit me famozen, ndrikull Belushkën!

Për të vjedhur 2 miliard e 300 milionë leke fusin në rikonstruksion njërën nga ndërtesat më moderne të vendit, atë të Albkontrollit e ndërtuar sipas një projekti të miratuar nga Eurokontrolli dhe e inauguruar në vitin 2012. I bej thirrje prokurorisë së shtetit të ndalojë këtë akt vjedhje të pështirë të kreut të hajduteve të shtetit dhe ndrikullës së tij mafioze, famozës Belushka!”, shkruan Berisha në Facebook.

“Përshëndetje Doktor Berisha, jam më socialist që nga dita e parë dhe nuk ma merrte mendja që do të ndjeja nevojën qytetarë të komunikoja me Ju, por “Rilindja” ç’nuk bëka! Jam një punonjës i Albcontrol i cili po “rilind” me dizenjimin e ri nga studio e Alban Efthimit. Ne godinën e re te ndërtuar nga themelet dhe inauguruar ne 2012, vetëm për te shpenzuar dhe vjedhur 2 miliarder e 300 milionë leke, është gjetur sebepi i “rikonstruksionit” nga Belinda, dhe gjetjet jane 2: nxjerrja në beton e çdo ambienti te arreduar më parë, korridoret dhe gjithçka “me sinjalistike rrugore” si në psikiatri, “investimi” me faza… Kjo faza “psikiatrike” ka kushtuar 500 milionë lekë! Ndjehem i vjedhur si qytetar dhe i përdhunuar si punonjës që nuk flet dot, mgjths me kaq para mund të ishin ndihmuar me qindra familje në nevojë si ajo e motrës time fatkeqe, që çdo derë qeverie e gjen mbyllur! Me respekt për Ju (por pa guximin t’ju shkruaj emrin tim), shpresoj që do e bëni publike. Faleminderit”