SMS-JA MBESHTETESE/ Ish-kryetari i PS Fatos Nano ka uruar fitoren e kësaj force në zgjedhjet e 25 Qershorit

Ish-kryetari i PS Fatos Nano ka uruar fitoren e kësaj force në zgjedhjet e 25 Qershorit. Përmes një mesazhi dërguar kryeministrit Rama, Nano thotë në mesazhin e urimit se “ne zgjedhjet e 25 qershorit PS do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme”

Ja mesazhi i publikuar nga Rama:

SMS NGA FATOS NANO:

Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!

Image may contain: flower, plant, nature and outdoor