Si shpëtoi Dedë Gjo’ Luli në Vraninë?

Nje numer i ‘’historianeve’’ apo dhe i ‘’studiueseve’’ per shkaqe qe ata vete i dine, por edhe te disa historianeve me siguri nga mosnjohja e se kaluares, mungeses se hulumtimeve apo dicka tjeter, kur ka te beje me historine (te kaluaren) e Malesise se Madhe, kane bere leshime ne te shkruarit apo pershkrimin e saj. Keshtu kemi ne librin ‘’Baca Kurti dhe mbrojtja e Grudes’’( autor Kraja), kur behet thirrja ne burime, ceket se ‘’nuk ka egzistuar Bac Vuksani’’ dhe se me te duhet kuptuar Baca Kurtin. Pastaj se Kole Kurti dhe Plluc Gjeka (Lumi) jane Gjokaj. E verteta eshte se . Bac Vuksani ka egzistuar dhe eshte babai i Sokol Bacit dhe ka qene bashke me Hak Shabanin, njeri nder kreret kryesore te Grudes ne pjesen e pare te shekullit XIX, kurse Kole Kurti dhe Plluc Gjeka i takojne vellazerise Kalaj.
Ketu duhet theksuar se shtepia e pare (vojvoda), trashigimtare e Gjokajve eshte shtepia e Haxhi Ucit Gjokaj. Baca Kurtit I eshte dhene titulli vojvode ne kohen kur perfaqesonte Gruden ne Kuvendin (Mexhlisin) e Tuzit ne tri mandate. Patjeter Baca Kurti ka qene nje nder kreret kryesore te Grudes ne periudhen e tij. Leshim tjeter mund te cilesihet konstatmi i ‘’historianeve’’ per pjesmarrjen e Dede Gjo’ Lulit ne mbrojtjen e Kalase se Vranines. Pse mund te cilesohet si leshim? Oso Kuka, komandant I pikes kufitare ne ishullin Leshandro (sllavisht Lesendro), per mos t’u dorezuar beri vetvrasje, vrasjen e te gjitha rojeve (19 veta) dhe te 120 ushtareve Malazez. Sipas burimeve malazeze dhe franceze ne kala kane mbetur te gjithe, prandaj eshte e kuptueshme se sikur te kishte qene trimi Dede Gjo’ Luli brenda (edhe njehere po ceki se Leshandro ka qene ishull) kishte vdekur ate dite qe eshte bere lufta, me 26 qershor 1862 (sipas burimeve malazeze).
Ne vitin 1897 kemi perleshjet dhe konfliktin ne mes katolikeve dhe myslimaneve dhe shkak i tyre kane qene shkaterrimi i varrezave te katolikeve dhe therja e derrit ne dere te xhamise. Ne lidhje me te edhe Gazmand Shpuza ceke se ‘’per te qetesuar katoliket dhe myslimanet shkuan Dede Gjo’ Luli i Hotit dhe Baca Kurti i Grudes’’. Gje e pamundur kjo, sepse Baca Kurti ka vdekur me 1881, d.m.th. 16 vjet para para ngjarjes.
Me 24 qershor 1883 lidhet Besa emes Hotit, Kastratit dhe Grudes, ne Kastrat, per mbrojtjen e trojeve shqiptare, por Romeo Gurakuqi, Mirash Hasin (Ivezaj), krere i Grudes, nenshkrues i Beses per Gruden bashke me Smail Martinin dhe Sokol Bacin, e ben Camaj (ne librin ‘’Hoti ne rrjedha’’). E vertete eshte se ka egzistuar Marash Hasi Camaj, por kete Bese ne emer te Hotit e kane nenshkruar Dede Gjo’ Luli, Preke Martini dhe Lulet (Lul) Gjeloshi. Nje ‘’historian’’ (perndryshe gjuhtar) ne librin ‘’Fiset e Malesise’’
(libri II) ceke se me ‘’1910 – 1911 strehim ne Triepsh gjeten Dede Gjo’ Luli, Haxhi Zeka, dhe Isa Boletini’’. E pamundur kur ka te beje me Haxhi Zeken e Pejes. Eshte vrare me 1902 ne Peje nga Adem Zajmi. i njejti autor, mysafir i TV amerokano – shqiptar ne Detroid, me rastin e 100 – vjetorit te pavaresise, ne pyetje te moderatorit te programit ‘’pse Dede Gjo’’ Luli nuk ishte ne Vlore’’, pergjigjet ‘’ I doli perpara Esad Pashe Toptani dhe shkoi ne drejtim te veriut te takoje Haxhi Zeken’’ Njesoj sikurse ne rastin e meparshem. Dede Gj’ Luli eshte takuar me Haxhi Zeken me 1899 sepse qene pjesmarres te Kuvendit te Pejes, por me 1912 s’ ka pasur mundesi te takohet.
Po ashtu eshte leshim konstatimi se beteja e (lufta) ne Qafe te Uglave (Hot) eshte bere me 1911, kunder malazezeve. E verteta eshte se ka qene ne shtator 1912 kunder Turqeve. Perseri ‘’historianet’’ konstatojne se djali i Dede Gjo’’ Lulit, Gjergji, mbeti ne Deciq me 1911, gje qe nuk eshte e vertete. Eshte vrare ne shtator te vitit 1912 ne mes Tuzit dhe Vuksanlekajve. Ne nje eufori dhe mendim se njihet historia e Malesise, mund te konstatohen edhe sa ‘’te verteta’’, sic jane. Se Om Haku eshte nga Drumja (Hot), kure eshte nga Gruda dhe i ka takuar vllazerise Kajoshaj. Se vllazeria e Gjonajve i takon Traboinit ( Kahreman Ulqini) kur i takon Rapshes (Hot), se Lulgjurajt jane nga Traboini (Hot) thote Gjovalin Shkurtaj (Lulgjurajt jane nga Gruda), ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thuhet se ‘’ Nikolle Ivanaj lindi ne Triepshin e Grudes’’. Natyrisht se eshte gabim, Triepshi gjithmone ka qene mal bajrak, zone me vete dhe nuk ka qene dhe nuk eshte pjese e Grudes, po ashtu ne Fjalorin Enciklopedit thuhet se ‘’ Pikala e Hotit’’ e qe duhet, e Grudes, Dom Nike Ukgjini ne ‘’ Hoti ne rrjedha’’, kur flet per Kelmendin, ceke se ‘’ Kelmendi ne pjesen veriore kufizohet me Gruden’’ Gabim – Gruda dhe Kelmendi nuk kufizohen, i gabuar eshte edhe mendimi i Eqerem Cabej se ‘’ Fudnat kufizihen me Kuc dhe Hot’’, kur kufizon (zona Fudna, Luhar dhe Llopar) me Kuc, Koje, Triepsh dhe Grude. Si rezultat i mosnjohjes jane edhe konstatimet e shume personave se Deciqi eshte i Hotit (ne masen 80% i takon Grudes).
Po ashtu gabim eshte z. Mahir Hoti (ne ‘’Hoti ne rrjedha’’ ) kur flet per Kelogoshin, Vranen e tjer. Se te Hotit. Jane dhe i takojne Grudes. Ne mesin e leshimeve mund te konsiderohet edhe ‘’ vertetimi’’ se Hoti luftoi kunder malazezeve me 1849, kur fatkeqesisht ka qene perleshja per kullota dhe Lug te Cemit mes dy vellazerive shqiptare Hot dhe Triepsh. Ka mundesi se edhe ‘’vertetimi historik’’ i shtate kojaseve ‘’qe moren flamurin ne Deciq me 1911’’ eshte i gabuar dhe jo i sakte. Ne dokumentin ‘’Spisak poginulih i ranjenih boraca 1912. I I 1913. godine’’ ( Lista e luftetareve te vrare dhe te plagosur te viteve 1912 – 1913) eshte e shenuar data e vrasjes me 20 mars 1912, plotesisht te gabuara jane vertetimet e sa historianeve malazez, sic eshte Zhivko Andrijasheviq se ‘’Sokol Baci ka qene agjutant i mbretit Nikolle’
Kur ka qene Sokol Luci si oficer malazez, pastaj ‘’ Sokol Baci’’ ka jetuar ne Cetine’’ dhe se ‘’me 1925 eshte vrare ne atentat ne Cetine’’, kur Sokol Baci kurre nuk ka jetuar ne Cetine (ka jetuar ne Ksheve, Shkoder Stamboll, dhe Podgorice dhe strehuar ne Triepsh dhe Tivar), kurse sa i perket ‘’atentatit ne Cetine’’ munde te ket ndolle vetem ne fantazine e autorit apo dhe te ‘’autoreve te burimit’’ sepse Sokol Baci ka vdekur, sipas kalendarit Julian (latin) ne funde te vitit 1919, kurse sipas kalendarit Gregorian, ne fillim te vitit 1920. Autori i ‘’Kryengritjes se Malesise 1911’’ Gjorgje Nikpreleviq (Gjergj Nikprelaj)
Konstaton se Martin Preka, pjesmarres i Kuvendit te Greces, eshte nga Triepshi dhe ka te beje me Mark Preken nga Boga e Kelmendit, si dhe ‘’Tom Gjoni, krere nga Ksheva, eshte Nikaj’’kur ka te beje me Tom Gjon Shytin Sinishtaj, apo dhe Mark Gjokaj konstaton se Hakshabanajt jane Ivezaj. Hakshabanajt jane Nikaj dhe shtepia e pare ne vllazerine e tyre. Ndue Bacaj ne ‘’Gruda ne Fokus’’ verteton se ‘’Gruda me 1896nparaqitet si mal i vogel’’. Natyrisht se eshte gabim, sepse Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli jane konsideruar bajraqe te medha ose pese bajraqet e medha te Malesise se Madhe.
Hoti Lucgjonajt ateher bajraktar te pare.
Gojcajt, bajraktar te Traboinit Hot.
Gruda . Ivezajt, bajraktar te pare.
Palajt, bajraktar te Tuzit.
Kelmendi bajraktari I pare del prej shtepis se Ujke Giles Selce. Bajraqe ne kuader te Kelmendit jane edhe Vukli, Nikci dhe Boga.
Kastrati dhe Shkreli kane pasur vetem nga nje bajraktar.
Ka edhe sa e sa ‘’ te verteta’’,’’zbulime’’ rreth malesise sic eshte ‘’ se kur lindi Dede Gjo’ Luli iu dhe emri i gjyshit’’ kur gjyshi i Dedes eshte quajtur Lul (katragjyshi e ka pasur emrin Dede)
Shenim titulli eshte i redaksise.
Marre nga Libri. ‘’Pak Histori
ne kohet e Zjarrta’’
Autor Pjeter Ivezaj,
Historian nga Gruda