SHTOHEN DEBATET PER HUMBJEN E PD-së/ Aleksandër Frangaj kërkon rikthimin e Sali Berishës për të ringritur PD

Tema e debatit të emisionit “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu, ditën e martë ishte humbja e papritur dhe e thellë e Partisë Demokratike ne zgjedhjet e 25 qershorit. Ky rezultat që çon opozitën shqiptare në një rezultat dëshpërues është shndërruar orët e fundit një stuhi debatesh, deklaratash dhe sulmesh të ashpra ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha si shkaktari kryesor i kësah disfate.

Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj, i ftuar në emisioni “Opinion” ka kritikuar ashpër kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai tha se kjo është humbja më e thellë e kësaj partie në gjithë historinë e saj. Më tej Frangaj ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Frangaj po ashtu ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe në rolin e kujdestarit për të ristrukturuar partinë.

“Sali Berisha duhet të shkojë në PD dhe të thërrasë të gjithë strukturat. Të rithimelojë PD-në në rolin e kujdestarit dhe më pas të bëhen zgjedhje normale”, u shpreh drejtori i Klan. Frangaj la kështu të kuptohej se një situatë e tillë kërkon një ndërhyrje të shpejtë dhe shumë ndikuese. Sa s’është vonë duhen marrë masa, të nxirren mësime nga humbja e 25 Qershorit dhe të vendosen piketat e një reforme ndryshimesh në funksionimin dhe organizimin që do të rikthejë shpresat në Partinë Demokratike.