“Shqipëria zë pozitën gjeografike më të mirë në Europë dhe është çelësi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje”

Xhorxh Fred Uilliams më 1914 ishte Ministri i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës, komision i cili do të udhëhiqte dhe do të bashkëpunonte me qeverinë e Vidit.

Image

(George Fred Williams 1914) – If we return to pre-history, before rapsodik homer sang to godesses and methodology heroes, before greek language was written, one well known nation lived with the name of Pellazg. Albanians are the only ancestors who have the origins from this powerfull prehistoric race. Recently has been established that Pellazg – et were ancient Ilirs. Albanian was the true language of Homer, as the Greeks have copied from rapsodian Pellazg their wealthy epos. Kujtim Shehu, Kacanik – translated from the book by Dhimitri Pilika “Pellazg – Our Denied Origin” who has completed an extensive research on the origins of Pellazg.

“Më pas vëzhgimet e rrugëtimit të tij i ka botuar në një revistë për lajmet e përbotshme. Artikujt ne i disponojmë dhe do të jenë pjesë e librit që do botohet për të. Williams ka shkuar në Durrës, Tiranë, Vlorë ku ka jetuar me dhimbjen e madhe të atyre që shihte. Amerikani, që u bë mik i Shqipërisë, protestoi në mënyrën më të ashpër ndaj masakrave në shtypin e kohës”, – thotë Mehmet Gëzhilli, botues i “Argeta LMG”. Sa i takon ndarjes së vendit, ai asokohe do të shprehej se “Europa do ta vuajë këtë padrejtësi që po i bën Shqipërisë, deri sa ta vërë në vend atë”. Mendimi i tij duket se qe profetik. Ai dha dorëheqjen si ambasador në Greqi e Mal të Zi.

“Më pas vëzhgimet e rrugëtimit të tij i ka botuar në një revistë për lajmet e përbotshme. Artikujt ne i disponojmë dhe do të jenë pjesë e librit që do botohet për të. Williams ka shkuar në Durrës, Tiranë, Vlorë ku ka jetuar me dhimbjen e madhe të atyre që shihte. Amerikani, që u bë mik i Shqipërisë, protestoi në mënyrën më të ashpër ndaj masakrave në shtypin e kohës”, – thotë Mehmet Gëzhilli, botues i “Argeta LMG”. Sa i takon ndarjes së vendit, ai asokohe do të shprehej se “Europa do ta vuajë këtë padrejtësi që po i bën Shqipërisë, deri sa ta vërë në vend atë”. Mendimi i tij duket se qe profetik. Ai dha dorëheqjen si ambasador në Greqi e Mal të Zi.

Në Amerikë
Pas arritjes në Amerikë, ai së bashku me Faik Konicën e Fan Nolin organizoi mitingje për të mbrojtur çështjen shqiptare. “Në nëntor të vitit 1915, George Fred Williams organizoi në Boston të SHBA-së një miting me mbi 2000 veta për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar”, – thotë Gëzhilli. Ai do të thoshte se dita më e lumtur e tij kishte qenë dita kur do të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadorit në Greqi e Mal të zi e kur do të fillonte të mbronte kombin shqiptar.

Në fjalën e mbajtur në nëntor të 1915-ës ai tha: “Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën. Shqipëria do të jetë e lirë. Ajo i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar gjakun e kombeve të tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje e të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time…”

Sipas Gëzhillit, ka informacione se ai është përpjekur të vijë edhe tri herë të tjera në Shqipëri, por nuk dihet nëse ka ardhur. Ajo që dihet është se ai ka dërguar një anije me ndihma, një anije që mbante ermin “Albania”. Në vitet 1920 është zgjedhur këshilltar i presidentit amerikan për politikën ndërkombëtare. Kjo zgjedhje u mirëprit nga shqiptarët, sepse e dinin se në krah të presidentit amerikan ishte një mik i tyre. Edhe në këtë kohë, ai vijoi të ishte i interesuar për “racën shqiptare që e donte shumë”. Një tjetër ndihmë që u dha ai shqiptarëve, kishte të bënte me emigrimin. “Ai i dërgoi një promemorie qeverisë amerikane, ku i thoshte se shqiptarët duhet të kenë lehtësi emigrimi në këtë vend”, – thotë Gëzhilli.

“The shkypetars”
Ky është titulli që mban libri i tij, për vendin e shqiponjave. Aty ai shkruan se, “Shqipëria zë pozitën gjeografike më të mirë në Europë dhe është çelësi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje”. Më tej shprehet se, “në kohët parahistorike, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull me emrin Pellazg. Atyre ua atribuon Herodoti historinë që parapriu qytetërimin e grek. Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme”.

Sipas tij, vetëm në kohë të vona u mor vesh se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. “Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta ilirë që jetojnë ende në Shqipëri si toskë, shkuan edhe në Itali ku njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj”, – shkruante Williams.

Sipas tij, etimologjia e emrave të perëndive greke është e qartë në gjuhën shqipe. “Kur bota diturore të ketë mësuar shqip dhe të ketë nxjerrë nga toka reliket e saj, atëherë do të rishihen njohuritë homerike”, – mendonte ai. Sa i takon popullit, ai thotë se nuk gjenden në asnjë vend gra më të virtytshme se në Shqipëri, e shton se gjaku i shqiptarëve është gjak burrërie. “Shqipëria i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Kur Europa e gjakosur, brengosur, e shkatërruar, e falimentuar dhe e sakatuar të shkelë çalë-çalë drejt qytetërimit të ri, e mësofshin vuajtjet e veta të ketë mëshirë për kombin e vogël të malësorëve, thirret e agonisë dhe të vdekjes së të cilit e kanë zbavitur atë në ditët kur asnjanësia e armatosur ka qenë pulpa e saj e mbuluar me bronz”.

Sipas Willimas, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. “Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.

Image

Image
Ballina e librit –“Shqiptarët”, të George Fred Williams

Image
Image

Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelli e thërriste atë me emrin përkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri ke gjuri, çorape të bardha mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun e jugor të Shqipërisë, prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shën. përkth.). Ky popull rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë dhe ndigjojnë nanën. Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj të tjerëve. Tek ky popull nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumë zemër mirë për njëri tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku apo nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorin shprehje të pastra dhe të prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherë shumë rëndë. As me qeshje nuk përdoret gjuhë përdhosëse.

Mikpritja është në kulmin e saj në Shqipëri. Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë, ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkruan lëvizjen e malësorëve të Veriut si të dhive të egra që i ngjiten majave e shkëmbinjëve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh thua se asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato. Besa është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njërit fis, çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por Shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën e dhënë. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojtje të shenjtë.

Zakone gjakmarrje

Gjakmarrja është një traditë e Shqiptarëve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve të vendit që caktojnë kur, kush dhe si është e drejtë një gjakmarrje. Në këto raste qeveria nuk përzihet, edhe në qoftë se ndërhyn do të ndjekë zakonin e vendit më tepër se ligjin. Ky “lex talionis”, rregull që jep të drejtë që të shpaguhet një dëm i ndërsjelltë ose si i thonë, një sy për një sy e kokë për kokë, jo vetëm që hyri nëpër ligje gjatë shekujve, por edhe nëpër besime. Gjykohej se shpirti i të vrarit nuk ka qetësi deri sa të vritet gjaksori. Në Shqipëri familjes ose trashëgimtarve nuk u mbetet gjakmarrja vetëm për vrasje, por edhe për çeshtje nderi grash. Gjaqet shpesh herë shtrihen deri në bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumë herë kanë kapërcyer katunde e krahina. Ligjet turke në këtë vend nuk jepnin ndonjë farë drejtësie; madje i nxitnin këto zakone pasi ato shkaktonin përçarje, grindje dhe armiqsira të mbrendshme ndërmejt Shqiptarëve, gjëra që i lehtesojnin barrën Turqisë për të zbatuar më tepër tiraninë dhe robërinë. Me ardhjen në fuqi të ligjit të krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohë sikurse në rastin e Malit të Zi.

Gratë Shqiptare

Ndërsa, si dhe në shtetet tjera të Ballkanit, gruaja bën të gjitha punët, si në fushë ashtu edhe në shtëpi, ajo shikohet më me respekt dhe zë një pozitë më të lartë se gruaja e Lindjes. Një grua mund të shëtisi prej një ane të Shqipërisë në tjetrën pa farë dyshimi, bile edhe një burrë që mund të ndodhet me të, nga shkaku i gruas është i sigurtë. Në qoftë se një vajzë e fejuar le të fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me një gjak të cilin e ka të drejtë i fejuari i saj. Përveç atyre të qytetit, nusja nuk merr pajë nga ati i saj, përkundrazi dhëndri i paguan një shumë të hollash të atit të vajzës; për gratë e veja paguhet gjysma. Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi. Ç’ka ia shton rëndësinë gruas pranë burrit është të pjellurit; dukë shtuar femijët, shtohet edhe pozita. Nuk egzistojnë gjëkundi gra më të virtytshme se në Shqipëri.

Brez i fuqishëm

Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie. Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, Shqiptarët lanë emra fame. Ata trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkaneve për të mbajtur mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi një popull, i cili tani po lutet për pavarësi e liri.