Shqipëria? Për ne italianët është Amerika e re, toka e premtuar…

Nga Michel Dessi/Italia është në rrugën e falimentimit, një hap larg humnerës.Prova? Është para syve të të gjithëve.

Politika e keqe, neglizhenca, mungesa e drejtësisë, korrupsioni. Këto janë vetëm një shembull i vogël.

Falimentimi i “Bel Paese” lexohet para së gjithash në sytë e miliona italianëve, që janë të detyruar të mbushin valixhet dhe të largohen.

Largohen tutje, në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Të lumtur e të qetë.

Të rinj dhe më pak të rinj, student dhe biznesmenë, pensionistë dhe punëtorë të thjeshtë.

Si p.sh Massimo, në Itali një kuzhinier si shumë të tjerë, paguar keq dhe i pasigurtë, ndërsa në Shqipëri ndërkohë, është një shef kuzhine mjaft i vlerësuar dhe i paguar mirë.

Për këtë arsye, tre vjet më parë vendosi të transferohej 200 kilometra larg nga bregu Italian.

“Do më pëlqente të qendroja në Itali, ai është vendi im, toka ime, thotë Massimo me vështrimin melankolik.

“Por këtu në Tiranë jetohet më mirë. Shumë më mirë.

Krahasuar me Italinë, je më i kënaqur dhe jeta kushton më pas.

Ky vend për mua është Amerikë”, thotë ai.

Po, Amerika, toka e premtuar, aq e dëshiruar dhe e “pushtuar” nga etërit tanë me djersën e ballit.

Sot kjo ndodh në Shqipëri, destinacioni i ri për italianët e zhgënjyer, të lodhur dhe të mbytur nga burokracia jonë.

Vetëm në Tiranë numërohen më shumë se 20 mijë (të regjistruar).

Njëri prej tyre është Carmelo, pronar i një fabrike makaronash.

“Unë bëj makarona italiane dhe u ashes restoranteve të zonës, më pëlqen shumë dhe fitoj mirë.

Këtu me dy mijë euro në muaj bën një jetë të mirë, je i pasur.

Ka shumë avantazhe dhe punohet me qetësi, pa problem.

Këtu shteti të ndihmon, të vjen të takon, jo sin ë Itali.

Ke mundësi të mira të bësh biznes dhe unë ndihem mirë.

Në Shqipëri më duket se po shoh vitet e bumit ekonomik italian”, thotë ai.

Tirana është një qytet i “trazuar”, rritet ditë pas dite, nuk ndalet kurrë.

“Blloku” është lagjia më në vodë në Tiranë, plot me locale të mbushura me njerëz. Në çdo orë të ditës dhe natës.

Duket tamam sikur je në Amerikë.

Medalja tani ka ndryshuar.

Jo shumë kohë më parë, para afrikanëve, zbarkonin si klandestinë në brigjet tona, ndërsa tani, jemi në italianët që po “pushtojmë” (ligjërisht dhe nga ajri), Shqipërinë!

*Il Giornale-Shqipëroi-TemA