Shqiperia e Eperme dhe ajo Poshtme ne fundshekullin e XIX, mes shifrave dhe fakteve

Ne shekullin e Nentembedhjete Shqiperia ndahej ne ate te Siperme (Eperme) dhe ate te Poshtme dhe disa here eshte paraqitur vetem ne tre Vilajete dhe respektivisht: Vilajeti i Kosoves, Vilajeti i Shkodres dhe Vilajeti i Janines.
Ne vitin 1885 F. Bianconi publikon nje veper te rendesishme ku sjell te dhena jo vetem ne aspektin tregetar dhe te prodhimeve te kohes (te cilat teregetoheshin) sikurse porteve dhe tregjeve ne Shqiperi dhe Epir, por me teper, na sjell edhe nje statistike te rendesishme lidhur popullsise qe banonte ne keto treva.


Ne Vilajetin e Kosoves, sipas autorit, popullsia ishte 580.000 banore ku perbehej prej 110.000 shqiptar geg te besimit myslyman, 220.000 shqiptar me origjine serbe,140.000 serb dhe serbo-boshnjak, 40.000 shqiptar te besimit katolik dhe 70.000 prej pakicash te tjera etnike .
Kjo e dhene eshte me te vertet interesante pasi 220.000 individe te cilet banonin ne keto treva autori i quan shqiptar por me origjine serbe. Do lindte pyetja perse diçka e tille? Eshte shume e thjeshte pergjigja pasi kemi te bejme me popullsite shqiptare te Sanxhakut te Novi-Pazarit sikurse me shqiptar te cilet ishin debuar prej Nishit dhe Serbise disa vite me pare (Spastrimet shqiptare sipas Naçertanije te Garashanin & Obrenoviç e vitit 1844). Ne se keta shqiptar do kishin qene serb te asimiluar atehere autori nuk kishte arsye ti quante “Arnaoutes=Shqiptar” dhe nuk do i veçonte prej serbeve dhe serbo-boshnjakeve te krishter te cilet ne gjithe territoret e Kosoves, Lumes dhe Sanxhakut te Novi Pazarit kapnin nje numer prej vetem 140.000 individe.
Siç shohim qarte ne gjithe kete territor shqiptaret perbenin shumicen e popullsise duke patur 370.000 individe perkunder 140.000 serbeve dhe 70.000 pakicave te tjera (Novi-Pazar, Luma, Metohija dhe Fushe Kosova).
Vazhdojme me tej.
Ne jug, ajo qe njihej si Shqiperia e Poshtme si kryeqender kishte Janinen, pra, Vilajeti i Janines apo Epiri.
Sipas statistikave mbledhur prej studiuesit, Vilajeti i Janines (Shqiperia e Poshtme) niste prej Myzeqese dhe perfundonte ne Gjirin e Artes dhe benin pjese: Cameria, Himara, Pogoni, Zagoria, Kolonja, Annaselitza (Selenica?), Mallakastra, Parakalamos (Kallamata?), Skrapari, Myzeqeja dhe Fanari.
Ne gjithe kete territor te madh, popullsia e pergjitheshme ishte 698.000 individe, ku edhe ne kete rast ajo shqiptare eshte perhere me e madhja, pikerisht perbere prej me teper se 300.000 individe ndjekur prej asaj vllahe qe perbehej prej 180.000 individesh.
Por kjo qe bie ne sy eshte pikerisht popullsia greke, pikerisht sepse ishte vetem prej 110.000 individesh ne gjithe kete territor te madh. Jo vetem kaq, por autori shkruan qarte qe ishin te pakte greket qe posedonin prona toke pasi gati te gjithe merreshin me tregeti apo me lundrim dhe shumica derrmuese e pronareve ishin pikerisht bejleret shqiptar.
Vepra te tilla sot mund te gjenden pikerisht neper arkiva greke dhe ne kete rast ne arkivat e Universitetit “Aristotel” te Selanikut (Αριστοτέλειο Πανεπιστήμιο Θεσσαλονίκης, ΑΠΘ).
Vepra: Carte commerciale des provinces d’Albanie & d’Épire (Turquie d’Europe) : comprenant le vilayet de Scutari, le vilayet de Janina et la majeure partie du vilayet de Kossovo. 1885, F. Bianconi