SHPERTHIM NE ANGLI/ Mançester Arena, 22 të vdekur dhe 59 të plagosur është bilanci tragjik i këtij sulmi

ANSA/ – Të paktën 22 persona, shumica të rinj dhe të reja humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në Mançester Arena.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi ylli i muzikës pop Ariana Grande kishte përfunduar shfaqjen.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe se njerëzit kishin filluar të largoheshin me vrap në të gjitha drejtimet

Zyrtari i policisë në Mançester, Ian Hopkins, tha se një sulmues i vetëm që mbeti i vrarë, po barte me vete një mjet shpërthyes.

Policia tha se tani për tani po e trajton ngjarjen si terrorizëm

Një zëdhënës i këngëtares i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Ariana është mirë. Ne vazhdojmë të hetojmë se çfarë ka ndodhur”.

Ariana Grande, 23-vjeç, ndodhet në një tur ndërkombëtar për albumin e saj të vitit 2016, “Dangerous Woman”.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në pjesën e prapme të arenës, pasi Grande kishte interpretuar këngën e fundit të koncertit.

Ky incident po trajtohet si akt terrorist.

‘’Shpërthimi ndodhi menjëhere pas perfundimit të një koncerti të këngëtares amerikane, Ariana Grande’’, njoftoi policia e Mançesterit.

“Ne po e trajtojmë si akt terrorist’’, tha shefi I policies, Ian Hopkins.

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se po punohej per zbulimin e plote te detajeve te ketij shperthimi’’.

‘’Te gjitha mendimet tona shkojne per viktimat dhe familjet e prekura’’, deklaroi May.