Shpallen të Lumë, 38 Martirë të Kishës Katolike Shqiptare: “Si lisa shekullor” busulla të orientimit tonë

Kisha katolike shqiptare në festë, gëzohet për lumnimin e 38 Martirëve të saj. Me Meshën solemne me ritin e lumnimit, sot paradite, në katedralen e Shën Shtjefnit, në Shkodër, nga i dërguari i Papës Françesku, Kardinali Angelo Amato, Prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, në bashkëkremtim e me pjesëmarrjen korale të episkopatit të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, diasporës e vendeve të tjera e në praninë autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë, Kosovës, kryetarëve të komuniteteve të ndryshme fetare të vendit e një turme të pafundme besimtarësh e qytetarësh nga të gjitha viset e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Diasporës, u kremtua solemnisht kjo ngjarje historike, kishtare e kombëtare, shpirtërore e shoqërore. Në fjalët e kardinalit Amato gjatë homelisë, shkëlqeu edhe një herë madhështia e flijimit të 38 bijve të Kishës katolike dhe të popullit shqiptar, që dhanë jetën për Krishtin e për Atdheun e lirë.E që nga dita e sotme mund dhe duhet të themi; Martirë shqiptarë, që dhatë jetën për “Fe e Atdhe”, na mbroni ne! Amen!

Sot, të fundmit ishin vërtet të parët: martirët në elter e familjarët e tyre në rreshtat e para të Kishës së Madhe. Festa e jashtëzakonshme në Shkodër, lumnimi i 38 martirëve të parë të komunzimit, dëshmitarë të Krishtit për gjithë Kishën Katolike universale, nis kështu, me perceptimin se “Ata që kaluan provën e madhe” rrinë me të vërtetë në të djathtën e Zotit.

Qyetarët shkodranë,  besimtarë të të gjitha feve, ardhur nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova fqinje e nga Mali i Zi, por edhe nga Kroacia, për don Serafin Kodën e për don Anton Muzajn, nga Gjermania, për don Alfons Trackin dhe për don Zef Maksen, nga Brescia e Italisë, nga Roma e ndërmjet grupit edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Vatikanit, atë Federiko Lombardi, nga Nju Jorku… e grupet nuk kanë të numëruar. Me flamujt e me këngët e tyre, por edhe me lutjet gjatë meshës, që u lexuan në shqip, kroatisht, gjermanisht e italisht. Në gjermanisht lexoi vetë e mbesa e don Zef Maksenit, gjermanit, që u pushkatua më 1946, duke thënë “Des i lumtun, tuj mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtar i fesë së Krishtit”. E ashtu u kujtua sot, si të gjithë të tjerët, që nuk e përlyen rroben me bashkëpunim me komunizmin, por preferuan të hynin në histori si martirë.

Sheshi i Shën Pjetrit ishte zhvendosur në Shkodër. Kisha e Madhe ishte mbushur plot brenda e jashtë e përtej: pleq e të rinj, mbushur sytë me lot, me vetëdijen se kjo është e do të mbetet një ditë e shënuar në histori. Kishin mundur të dalin, për të marrë pjesë, edhe motrat karmelitane, që dalin nga kuvendi vetëm për ceremonitë e Papës; edhe motrat klarise; dalloheshin motrat e Nënë Terezës, që dëshmonin se edhe shenjtorja bamirëse shqiptare ishte aty në këtë ditë të madhe, e pastaj, stigmatinet e Marie Tucit, motër Marie Kaleta, që mallëngjeu Papën Françesku, françeskanët, në oborrin e të cilëve, pema e vuajtjeve dhe e torturave i ushqeu rrënjët e veta me gjak martirësh. Vargu i kardinajve të Kishës Katolike, i ipeshkvijve dhe i meshtarëve dukej sikur nuk mbaronte kurrë. Elteri u ngjye në të kuqen e rrobes së kremtimit, pikërisht si gjaku i martirëve, para të cilëve e ulën sot të gjithë kryet. I dërguari i Papës Françesku, kardinali Angelo Amato, vuri në dukje torturat mizore e kalvarin nëpër të cilin kaluan 38 dëshmitarët e Krishtit, histori të përshkruara edhe nga kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, kur ia paraqiti emrat e tyre një për një, para se të shpalosej fugurja e imzot Vincenc Prennushit me shokë, krijim artistik i Edmond Papathimiut.

Duartrokitje të stuhishme shoqëruan edhe ftesën e imzot Massafrës në fund të meshës, kur u kërkoi të gjithë besimtarëve të thërrisnin së bashku, ashtu si martirët në çastet e fundit të jetës: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!”.

“Ne – shkruhej në Letrën Apostolike – duke pranuar dëshirën e Vëllait Tonë, Angelo Massafra O.F.M., Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit, të shumë vëllezërve të tjerë në Episkopat dhe të shumë besimtarëve, pasi kemi marrë mendimin e Kongregatës së Cështjeve të Shenjtërve, me autoritetin tonë Apostolik, vendosim që Të nderueshmit Shërbëtorë të Hyjit, Vincenc Prennushi, i Urdhërit të Fretërve Minorë, Arqipeshkëv, dhe 37 shokët, martirë të Kishës në Shqipëri, tani e tutje të quhen të Lum dhe që të mund të kremtohet festa e tyre, në vendet dhe sipas rregullave të caktuara prej së drejtës, më 5 nëntor. Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen. Papa Françesku”.

Të rinjve iu mbushën sytë me lot, atyre që komunizmin nuk e kanë përjetuar, por e kanë dëgjuar nga tregimet e gjyshërve e të prindërve, nga ata që mbijetuan, siç ishin ata 10 familjarë, që sollën reliket e 10 martirëve në elter, 10 eshtra, para të cilave besimtarët mund të luten e të gjunjëzohen në kapelën kushtuar martirëve, në anën e majtë të katedrales së shën Shtjefnit. Pse 10? Sepse nga të 38-tët, vetëm 10 kanë varr. Të tjerëve nuk dihet ku u kanë rënë kockat. Këtij grupi të vogël u printe me qiri në dorë e bija e Qerim Sadikut, një nga të rinjtë, që edukoheshin ndër jezuitë, të cilët i vranë vetëm pse deshën Krishtin.

“Feja nuk ka vdekur kurrë në Shqipëri”: ishin këto fjalët e kardinalit Angelo Amato, që e përmbledhin më së miri kuptimin e këtij kremtimi në Shkodër dhe jehonën që do të ketë në zemrat mendjet e njerëzve edhe në të ardhmen.

Radio Vatikani