Shkretëtira e Arizonës! Baza e fshehtë që mund t’i kishte dhënë fund botës

Në vitet ‘70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, ekuipazhet qenë në gatishmëri të vazhdueshme në stacionet e lëshimit të raketave bërthamore, poshtë nën shkretëtirën e Arizonës. Po çfarë do të kishte ndodhur, nëse ata do kishin marrë urdhër për të lëshuar raketat?

Nga Richard Hollingham

“BBC

Ivon Moris kishte vetëm 3 minuta kohë për të hyrë në vendin e punës dhe filluar procedurat. Çdo kohë më e gjatë, nga telefonata përmes kodit të saj të fshehtë në portën rrethuese dhe zbritjes së një sërë shkallëve, nënkuptonte se në rastin më të mirë do të arrestohej. Moris qe një nga komandantet e parë femra të ekuipazhit të stacionit të lëshimit të raketave bërthamore silos ”Titan 2”. Pjesë e Krahut Strategjik 390  të Raketave në Tukson të Arizonës ndërmjet viteve 1980-1984, ajo ishte përgjegjëse për 3 anëtarë të tjerë të ekuipazhit dhe një armë bërthamore me një fuqi prej 9 megatonësh.

“Ndonëse misioni ynë kryesor ishte paqja përmes frenimit, duke parandaluar Luftën e Tretë Botërore”- thotë ajo, “në rast se dështonim, duhet të ishim të gatshëm të lëshonim raketa gjatë gjithë kohës në shenjë hakmarrje”. Nga fillimi i viteve 1960 deri në mesin e viteve 1980, qyteti i Tuksonit ishte rrethuar nga 18 stacione të lëshimit të raketave bërthamore “Titan 2”. Vendndodhja e tyre nënkuptonte se do të qenq objektiv kryesor i sovjetikëve. Sot, ekziston vetëm një stacion – i ruajtur Muzeu i Raketave Titan, një monument kombëtar me zonjën Moris si drejtoreshë. Këtu koha u ndal në vitin 1982, duke ruajtur vendin – bashkë me raketat e çmontuara- si një kujtim trishtues i përgatitjeve gjatë Luftës së Ftohtë për fundin e botës.

“Tre minuta për të hyrë në stacion qe një pikë e fortë protokollin e sigurisë”- shpjegon Moris. “Nëse ne nuk e dilnim brenda 3 minutash, ekuipazhi nëntokë do të kuptonte se jashtë kishte një situatë emergjence”. Ekuipazhet viheshin në provë për 24-orë rresht përmes alarmeve të simuluara, dhe e fillonin ditën me një mbledhje të fshehtë në afërsi të bazës ajrore Davis-Montan. Ajo qe një fotografi e gjendjes së botës.

“Dua t’iu them se kam fjetur më mirë kur isha e atij ekipi sesa sot”- thotë Morris. “Neve na jepeshin informacione të shkëlqyera mbi sigurinë, kështu që  shumicën e ditëve kur unë lija turnin dhe largohesha nga stacioni, isha në gjendje t’i thosha vetes ‘sot ndoshta nuk do të jetë dita”. “Kjo nuk do të thotë”- shton ajo, “ që gjërat s’mund të ndryshonin sa hap e mbyll sytë, por që të jeni efektive në punën tuaj, duhet të keni mundësi që Armagedonin ta zhvendosni në pjesën e pasme të trurit tuaj”.

Gjysmë milje apo më shumë nga autostrada kryesore në jug që të çon drejt Meksikës, stacioni shtrihet nën një grumbull shkëmbijsh të ulët rrethuar nga shkretëtira. Shpatet e pluhurosura janë të pasura me bimë kaktusi, dhe ka shenja paralajmëruese për rrezikun e gjarprinjve me zile. Në sipërfaqe ka pak për të parë prapa gardhit me tela me gjemba, përveç disa strukturave të ulëta metalike, dyerve të lëshimit, antenave dhe një shkalle që zhduket nën tokë. “Një stacion lëshimi i reketave Titan, është pak a shumë si një ajsberg”- thotë Moris.

“Vetëm rreth 10 përqind e saj është e dukshme në sipërfaqe, pjesa tjetër gjendet nën tokë”.  Pasi zbret shkallët e para, Moris do t’i telefononte sërish qendrës së kontrollit. “Ata do të publikonin një çelës elektronik në derë, dhe unë do të kalojë në zonën e grackës– në fakt një udhëtim nëpër shkallë me nga një derë në krye dhe në fund, ku unë do t’u telefonoja sërish duke iu treguar kodin ditor të hyrjes”.

“Ata do të vëzhgonin në kamera, për t’u siguruar që unë jam i vetmi person atje, dhe se nuk është askush tjetër që më mban një armë në kokë”. Stacioni fillon pikërisht 10 metra nën tokë, pas dyerve të forta të çelikut dhe që u rezistojnë shpërthimive. E varur në dy mentesha gjigande, kjo derë peshon 2.7 tonëshe  me një trashësi prej 30 cm, dhe dy herë më e gjerë sesa një dere e zakonshme, por aq mirë e projektuar sa që mund ta shtyni dhe hapni me një gisht. I gjithë ky kat është ngritur mbi amortizatore gjigandë të tronditjeve, dhe pajisje ndriçuese që varen tek burimi për të zbutur efektet e një sulmi.

“Nga ky moment e tutje, jemi duke hyrë në pjesën më të koracuar të stacionit të raketave – e projektuar për të përballuar efektet e një sulmi bërthamor aty pranë”- shprehet Moris. Tuneli më tej është i veshur me trarë metalikë, i pajisur me një mori kabllosh, dhe brendia e tij i ngjan një luftëanije apo nëndetëseje. Ai të çon në qendrën e kontrollit të lëshimit të raketave – një dhomë rrethore me shumë pajisje kompjuterike. Në mes, një tastierë kontrolli me një rresht dritash me një karrige të madhe të ngulur në dyshemenë përballë saj.

“Ata donin të vendosnin në karrigen kryesore dy oficerë të ekuipazhit, në mënyrë që ata të shmangin efektet e tronditjes nga një sulm bërthamor aty pranë, dhe sërish ta bëjnë punën e tyre”. Në fund të dhomës gjendet këndi i sigurisë. Aty gjenden kartat e vërtetuesit, me kodet e nevojshme për të vërtetuar urdhrat e lëshimit të raketave nga presidenti amerikan. Siguria garantohej nga kombinimi i dy çelesave që i përkisnin oficerëve në detyrë. Ekuipazhi që vinte të merrte shërbimin do të duhej të rakordonte më parë kodet e çelësave me ekuipazhin në detyrë. Vetëm individët dinin kombinimet 4-shifrore.

“Është një numër që duhet të jeni në gjendje ta mbani mend edhe në kushtet e një stresi ekstrem”- kujton Moris. ”Sa herë keni qenë para ushqimores, dhe s’mund të mbanit mend kodin e kartës suaj bankare?  “Ne duhet të ishim në gjendje të mbanim mend këtë kod në një situatë lufte”. Kati mbi dhomën e kontrollit ka një zonë pushimi me krevate, kuzhinë dhe banjë. Ky është i vetmi vend në kompleks, ku anëtarët e ekuipazhit lejohet të qëndrojnë vetëm. Kudo tjetër ata duhet të jenë gjithnjë nën vëzhgimin e një anëtari tjetër të ekuipazhit.

“Zona ku nuk lejohesh të qëndrosh vetëm, është një pjesë e procesit të sigurisë, për mbajtjen e një kontrolli pozitiv mbi armët bërthamore”- vijon më tej Morris. “Ju nuk do të donit t’i jenpi qasje një personi të vetëm në dhomën e kontrollit, për shkak se s’doni që një person i vetëm të ketë mundësinë të lëshojë raketat”. Por kjo praktikë ka krijuar edhe situata deri absurde.

Për shembull, detyra e fundit që duhet të kryente çdo ekip ishte të pastronte qilimin portokalli të viteve ’70 në qendrën e kontrollit. Fshesa me korrent ruhej pas pajisjeve kryesore të kontrollit dhe procesi përfshinte një person që kryente pastrimin, një tjetër që qëndronte para pajisjeve të raketës dhe një i tretë në qendër të dhomës. Gjithçka duke u siguruar që ata mund të shihnin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.

Ajo çka e bëri “Titan 2” një përmbajtës kaq efektiv, qe aftësia e tij për të lëshuar raketat brenda 58 sekondash. Në çdo ndryshim normal, detyra primare e ekuipazhit ishte të kontrollonte dhe ruante të gjitha pajisjet në stacion, nga qilimi të vetë raketa – e vendosur 76 metra më

Larg, në fund të një korridori metalik, i njohur si teleferiku me shinat e gjata.

Raketat dy-fazëshe “Titan 2” janë mbi 7 shtate kate të larta, dhe Forcat Ajrore të SHBA-së i kanë pikturuar në anë. Shtresë e jashtme në ngjyrë të zezë në krye mbyll mbushjen bërthamore ose  RV. Sot ajo është e zbrazët, por Moris kujton kohën kur si një togere në ekuipazhit, e pa atë për herë të parë.

“Komandanti përdorte gjithmonë një anëtar të ri të ekuipazhit për të kryer inspektimin e gatishmërisë së raketave pas alarmit të parë, në mënyrë që ata të vendoseshin ballazi me raketën”- kujton Morris. “Unë isha nervoze, dhe duke ecur përreth dhe pashë se kishte një pjesë të prodhuar nga General Electric. Asokohe kishte një reklamë të kësaj kompanie me moton “ne sjellim gjëra të mira në jetë” dhe unë s’mund të ndalja të qeshurën”- thekson ajo. Nuk ishte reagimi për të cilin shpresonte komandanti

Shkatërrimi i Sigurtë Reciprok (MAD), varej nga të qenit në gjendje për t’iu përgjigjur kërcënimit të armikut. “Të dyja palët kishim raketa të mjaftueshme për të shkatërruar njëri-tjetrin disa here, si dhe aftësinë për të gjurmuar raketën e parë, dhe u hakmarrë para se kjo e fundit të na godiste”- shprehet Moris. “Raketat do të kalonin njëra-tjetrën në ajër si anijet natën, duke hedhur në erë të dyja vendet, kështu që nuk do të kishte asnjë të mbijetuar për të kremtuar fitoren”. Prandaj ata e quajtën Shkatërrimi i Sigurtë Reciprok.

Në rast se ndodhte më e keqja, ekuipazhi do ta mësonte këtë nga një sirenë alarmi, e cila do të zhurmonte rreth stacionit të lëshimit.

Nëse ata e dëgjonin atë, gjithçka kishin nevojë ishte shkuarja tek qendra e kontrollit për të shkoduar një mesazh nga Komanda Strategjike Ajrore në Nebraska. Mund të ekzistojnë shumë arsye pse mund të bjerë alarmi – ndryshimi i objektivit, një forcim i procedurave të sigurisë apo i komandës nga Presidenti për të lëshuar raketat.

Mesazhi transmetohet si një seri shkronjash dhe numrash, të cilta komandanti dhe zëvendësi i tij i kontrollojnë në një libër kodesh. Nëse kodet tregojnë lëshimin, ato verifikohen vërtetojnë më tej nëpërjet kartave në zonën e sigurtë (e cila është e mbrojtur nga kombinimi i dy çelësave). Një kod për të zhbllokuar raketën, duhej të shtypet në gjashtë numëratorë me nga 16 numra secili mbi pajisjet e raketës. Raketa lëshohej me dy çelësa të veçantë (edhe ato të mbajtura në vend të sigurtë), duke u ndezur në të njëjtën kohë, dhe mbajtur për 5 sekonda në atë gjendje nga ana e komandantit dhe zëvendësit të tij.

E vendosur në tastiera të veçanta, nuk kishte asnjë mënyrë tjetër që raketat të mund të viheshin në lëvizje nga një person i vetëm. Do të ishte e pamundur të niste aksidentalisht Lufta e Tretë Botërore. “Pasi aktivizohej procedura e lëshimit, komandanti ndiqte një rresht dritash në tastierën e kontrollit”- shpjegon Moris. “Nga “launch enable” tek “silo soft’ – që do të thotë se porta e kullave të stacionit të lëshimit është e hapur – gati udhëzimet, ndezja e motorëve dhe ngritja e raketës. Dhe kaq është. I mbyllur në dhomën e tij të kontrollit, ekuipazhi as nuk do ta dëgjojë lëshimin. Por a do të kishte rrotulluar çelësin Moris?

“Unë jam 99.999 përqind e sigurt që unë do ta kisha bërë atë”- thotë ajo. “E gjithë familja ime jeton në ultësirën e Virxhinias, rreth 100 milje në jug të Uashington DC, kështu që në momentin që do jepja urdhein për lëshim nëse ata nuk do ishim tashmë të vdekur, do të humbnin jetën shumë shpejt. “Jeta siç e njoha unë ka përfunduar. Kur ne merrnin urdhra për të qëlluar, do të ndodhte çdo që ju keni menduar për Armagedonin, dhe ka qenë një pjesë e imja është shumë e motivuar nga dëshira për shpagim”.

Nga koha e lëshimit, vetë ekuipazhi kishte të ngjarë të mbijetonte pak minuta më tepër. Stacionet e lëshimit nuk qenë projektuar për një goditje të drejtpërdrejtë, por duke pasur parasysh se Bashkimi Sovjetik e dinte saktësisht se ku ndodheshin, një raketë ishte thuajse me siguri rrugës për tek ne. “Koha e fluturimit mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së është 30 minuta”- thotë Moris.

“Koha se kur do të merrnin urdhrim për lëshim, do të përcaktonte edhe sa kohë duhet të jetonim”. Sot, stacioni është pikërisht atje ku u braktis në vitin 1982. Muzeu i Rakatave Titan ofron shëtitje nëpër komplekset e veta, dhe ju mund të qëndroni në majë të stacionit të lëshimit të raketave, dhe shihni poshtë përmes gypit.

Për ata prej nesh që u rritën gjatë Luftës së Ftohtë, me kërcënimin e konfliktit bërthamor që varej mbi koka tona, stacioni i lëshimit të raketave silo, mbetet një memorial mbi aftësinë e njerëzimit për të shkaktuar fundin e qytetërimit të sotëm. Kjo është sot e rëndësishme se kurrë më parë. “Muzeu nuk mban një qëndrim të caktuar mbi armët bërthamore, por ne garantojmë një kuadër në mënyrë që njerëzit të formojnë vetë mendimin e tyre”- thotë Morris. “Ky stacion luan një rol të rëndësishëm edhe sot, pasi mbetet dëshmia më e qartë, dhe më e arritshme e teknologjisë dhe shkatërrimit që ajo mund të shkaktojë”. / Bota.al