Doktor Bilal Golemi ishte një mjek veterinar, shkencëtar i lindur në Golem të Kurveleshit.
Në vitin 1906 familja e tij emigroi nëTurqi për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe u vendos në qytetin e Stambollit.
Aty Bilali vazhdoi shkollën fillore dhe të mesme. Më 1923 kreu dhe shkollën e Veterinarisë Ushtarake dhe u diplomua mjek toger.
Shkoi në Gjermani për specializim dhe më pas kaloi në Paris ku vazhdoi Institutin Pastuer, pa neglizhuar profesionin e parë, veterinarinë.
Më 1928 u kthye në Shqipëri, bashkë me nusen franceze të shqiptarizuar, zonjën Nilyfer, e cila shqipen dhe turqishten i fliste fare bukur.
Kur dr. Bilal Golemi erdgi në Shqipëri, Ahmet Zogu ishte shpallur “Mbret i shqiptarëve”. Doktor Bilali nisi të shërbejë në lëmin e zooteknikës duke bërë hulumtime në këtë degë.
Por i brymosur në Turqinë qemaliste dhe i kalitur në Francë, si republikan, demokrat e laik, ai nuk pajtohej me qëndrimin feudal monarkist duke u renditur tek opozitarët e Ahmet Zogut.
Me akuzën se mori pjesë në lëvizjen e Vlorës më 1930 gjykata nën kontrollin zogist do e dënonte doktorin me 101 vjet burgim. Golemi protestoi me grevë urie.
Për shkak të presioneve të brendshme e të jashtme, doktor Golemi bashkë me disa të tjerë si dr. Tare Libohova iu fal dënimi më 13 shkurt 1935.
I sëmurë nga mushkëritë pas daljes nga burgu ai u kthye në Turqi. Punën e nisi në “Hara” të Karaxhabejit afër Bursës, më pas miqtë e tij e thirrën në Ankara.
Në kryeqytet punoi si bakteriolog, mori pjesë në shumë kongrese kombëtare e ndërkombëtare dhe më 1952 u emërua drejtor i qendrës shëndetësore “Refik Saydam”.
Vuante nga enfizema e shfaqur në burgjet e Shqipërisë zogiste dhe vdiq prej saj më 15 mars 1955 në Stamboll.
U varros në Istinye, në brigjet e Bosforit, pranë babait të tij, Ali Golemi.
Më 1952 mori nga qeveria franceze medaljen “Legjion d’Honneur”.
Shqipëria e nderoi me Urdhërin e Punës të Klasit të I-rë dhënë nga Kuvendi Popullor më 1969.
Doktor Bilal Golemi ka kryer më tepër se 50 studime shkencore origjinale. Një dhomë në “Refik Saydam Saglik Merkezi” është pagëzuar me emrin e tij.
Sipas Konica.al