SHENJTORJA SHQIPTARE/ Predikimi i Nënë Terezës: Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde

“Në jetë mos fajëso askënd. Njerëzit e mirë të japin lumturi, të tjerët të japin eksperiencë, të gabuarit të japin mësim, të dashurit të japin kujtime të paharrueshme…”

Sa e mundur është ti japësh vetes bekimin e kësaj paqeje shpirtërore që na e predikon e shenjta Nënë Terezë? Sa e magjishme dhe sa e hyjshme është ta rrokim me këtë urtësi momentin kur trazimi na i errëson sytë na e ndërkryen turrin, kur zemërata na cingërin nervat dhe gjuhën na helmon.

 Nënë Tereza: Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

Jeta është një mundësi: KAPE.
Jeta është një bukuri: ADMIROJE!
Jeta është një ëndërr: REALIZOJE!
Jeta është një detyre: PLOTESOJE!
Jeta është një loje: LUAJE!
Jeta është një mister: NJIHE!
Jeta është një premtim: MBAJE!
Jeta është një dhimbje: KAPERCEJE!
Jeta është një kënge: KENDOJE!
Jeta është një lufte: LUFTOJE!
Jeta është një aventure: SFIDOJE!
Fryti i heshtjes është: LUTJA.
Fryti i lutjes është: BESIMI.
Fryti i besimit është: DASHURIA.
Fryti dashurisë është: SHERBIMI.