Shëndeti dhe kujdesi për të është 25 herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian

Në 2015, shtetet anëtare të BE-së shpenzuan rreth 1,058 miliardë euro për shëndetin.

“Shëndeti”’ është zëri i dytë më i madh i shpenzimeve publike, pas mbrojtjes sociale’ me 19.2% të totalit të shpenzimeve publike.

Në Shqipëri, shpenzimet për shëndetësinë zunë 8.4% të totalit të shpenzimeve publike më 2015, 25 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Por edhe pse në nivele të ulëta, eficienca e shpenzimeve për shëndetësinë është përkeqësuar vitet e fundit, pasi një pjesë e madhe e fondeve do t’u alokohen kompanive koncesionare që po administrojnë disa shërbime në fushën e shëndetit me fonde publike që nuk kanë performancë të matshme.

Nga ana tjetër, Shqipëria po përjeton një barrë në rritje të nivelit të sëmundjeve.

Të dhënat nga portali global www.healthdata.org tregojnë se në fund të 2015-s, shqiptarët kishin barrën më të lartë të sëmundjeve në rajon, gjithashtu edhe vdekshmërinë më të lartë për çdo diagnozë. Shqipëria renditet në zonën e kuqe për vdekjet e parakohshme, të cilat ishin mbi parashikimet.