Shën Valentini filloi si një ditë dhune mbi gratë

Dita e Shën Valentinit është një kohë për të festuar romancën, dashurinë e besnikërinë.

Por origjina e këtij festivali me ëmbëlsira dhe perëndi dashurie është në fakt e errët, e përgjakshme – dhe pakëz e ngatërruar

Ndonëse askush nuk ka treguar me saktësi origjinën e saktë të kësaj feste, një vend i mirë për t’ia filluar është Roma e lashtë, ku burrat u vardiseshin grave, duke i … goditur.

Romakët e egër e të çmendur

Nga 13 shkurti deri në 15 shkurt, romakët festonin festën e Lupercalias. Burrat flijonin një dhi dhe një qen, më pas i rrihnin gratë me lëkurën e kafshëve që sapo kishin therur.

Romantikët romakë ishin “të dehur. Ata ishin lakuriq”, thotë Noel Lenski, historian në Universitetin e Colorados në Boulder. Gratë e reja në fakt viheshin në resht që burrat t’i godisnin, thotë Lenski. Ato besonin se kjo gjë do i bënte më pjellore. (bota.al) [screen-shot-2017-02-13-at-09-39-11]

Një vizatim paraqet vdekjen e Shën Valentinit – njërit prej tyre, gjithësesi. Romanët ekzekutuan dy burra me të njëjtin emër, në 14 shkurt, në vite të ndryshëm gjatë shekullit të tretë.

Image

Kremtimi brutal përfshinte një llotari mblesërie, në të cilën të rinjtë tërhiqnin emrat e grave nga një kavanoz. Çifti më pas do të shoqërohej përgjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit – apo më gjatë, nëse ishin të duhurit për njëri-tjetrin.

Romakët e lashtë mund të jenë gjithashtu përgjegjës për emrin e ditës sonë moderne të dashurisë. Perandori Claudius II ekzekutoi dy burra – të dy quheshin Valentin – në 14 shkurt të viteve të ndryshëm, në shekullin e tretë. Martirizimi i tyre u nderua nga Kisha Katolike, me festimin e Ditës së Shën Valentinit.

Më pas, Papa Gelasius I i ngatërroi gjërat në shekullin e pestë, duke kombinuar Ditën e Shën Valentinit me Lupercalian, për të dëbuar ritualet pagane. Por festivali ishte më shumë një interpretim teatror i asaj që kish qenë dikur. Lenski shton: “Ishte më shumë një dëfrim të dehurish, por të krishterët i kthyen rrobat. Por kjo nuk e ndaloi që të ishte sërish një ditë pjellorie dhe dahsurie”.

Përreth të njëjtës kohë, normanët festonin Ditën e Galatinit. Galatini ishte “dashnori i grave”. Në një moment, gjasat janë që ky të jetë ngatërruar me Ditën e Shën Valentinit, qoftë edhe sepse kanë një tingëllimë të ngjashme./bota.al/