“Shën Gjergj shqiptar”, luftëtari kohës së Skënderbeut, një vepër e piktorit italian të gotikut dekorativ

Tabloja , “Shën Gjergj shqiptar”, e cila sot ndodhet në Muzeun Isabel Cartner të Bostonit është një nga punët, njohëse të shprehisë dhe ndikimit artistik të piktori italian të gotikut dekorativ, Carlo Crivelli. Ajo është porositur nga Salvatore de Prenta, ndoshta i biri i Giorgio Albanese për famullinë Porta San Giorgio, një fshat pranë qytetit Fermo banuar edhe nga arbëreshët.
E para që e ka trajtuar këtë vepër duke shpërndarë terrin që i rrethvinte kësaj vepre dhe vetë personazhit që trajtohet në këtë pikturë është studiuesja italian, Jois Lussu e cila flet për “Shën Gjergj shqiptar”. Ajo, përmes një artikulli të botuar në revistën “La nuova Albania” (Shqipëria e re), të vitin 1974, zbulon figurën e këtij fisniku shqiptar të zonës së Fermos në Itali.
“Shën Gjergj shqiptar”që mposht dragoin, e shohim konkretisht edhe te albumi me vlera të rralla i prof. Ferid Hudhrit “Shqipëria dhe shqiptarët në vepra të piktorëve të huaj” (Tiranë, 1987), ku autori na shfaq historinë e luftëtarit arbëresh Giorgio di Prenta Albanese (1470) që u rikthye në Shqipëri për të luftuar pushtuesin osman dhe që ra në fushën e betejës.
Gjergj shqiptari ishte një luftëtar fisnik i kohës së Skënderbeut.
Gjergj shqiptari ka qenë financues dhe porositës i disa pikturave për altarin e kishës së Shën Gjergjit në këtë qytet, siç pohojnë edhe studiuesit Moikom Zeqo e Ilia Karanxha. Ai ka shkuar në Itali, sipas albanologes, në të njëjtën kohë me shumë dërgata shqiptarësh të tjerë të periudhës së Skënderbeut. Gjergji mbante shqiponjën si emblemë të familjes dhe ishte krenar për origjinën e tij shqiptare. E kjo jo thjesht përmes fjalëve, pasi Lusu tregon se Giorgio skipëtario, siç e njihnin vendasit në Itali, u kthye sërish në atdheun e tij për të luftuar ndaj turqve. Pikërisht në një nga këto beteja të përgjakshme në tokën e tij ai u vra ballë ushtrive të sulltanit. Asnjë detaj tjetër nuk vjen mbi këtë betejë që shënjoi rënien e fisnikut. Nuk dihet nëse ishte një prijës në ushtrinë arbërore apo një luftëtar i thjeshtë. Megjithatë, ka disa të dhëna që hedhin dritë mbi figurën e tij.
Albert Vataj