Shembet një urë e re në Miami, zë nën vete njerëz e makina

Në Miami të Floridës të enjten u shemb një urë e re betoni për kalimtarë, e cila ishte ndërtuar për të ndihmuar studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, që të shmangin kalimin e një rruge automobilistike me trafik të dendur. Nuk dihet me saktësi numri i të lënduarve.

Ura, e cila nuk ishte hapur për kalimtarët, ra në mesditë sipas orës lokale, duke zënë nën vete një numër njerëzish dhe makinash. Një pjesë e urës 950 tonëshe ishte instaluar të shtunën.