SHBA, të shtëna në Anapolis, njoftohet për të vdekur

Një numër personash janë qëlluar për vdekje të enjten në zyrat e një gazete në Anapolis, kryeqytet i shtetit Merilend. Policia tha se një person i dyshuar është arrestuar.

Sipas njoftimeve të medias, ngjarja ndodhi në zyrën e lajmeve të gazetës “Capital Gazette”. NJë gazetar tha se shumë njerëz ishin qëlluar me armë zjarri, njofton Baltimore Sun, pronare e “Capital Gazette”.

Ende nuk janë dhënë hollësi për incidentin, por imazhet live tregonin njerëz që largoheshin nga ndërtesa, duke ecur nëpër një parking me duart lart.

voa