SHBA, Protesta në të gjithë vendin në mbështetje të imigrantëve

Grupe që mbështesin imigrantët organizuan qindra marshime proteste sot në Shtetet e Bashkuara, kundër politikës “zero tolerancë” të administratës Trump ndaj imigracionit të paligjshëm.

Një koalicion organizatash me kahje të majtë, përfshirë grupime që organizuan marshimet për të drejtat e grave gjatë dy viteve të fundit, po koordinojnë mbi 600 demonstrata në të gjithë vendin dhe parashikojnë pjesëmarrje prej qindra mijëra vetësh.

Organizatorët thonë se kanë gjetur mbështetje të fortë në radhët e nënave që kanë kundërshtuar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufirin me Meksikën.

Protesters fill the atrium of the Hart Senate Office Building protesting the separation of immigrant families, Thursday, June 28, 2018, on Capitol Hill in Washington.
Protesters fill the atrium of the Hart Senate Office Building protesting the separation of immigrant families, Thursday, June 28, 2018, on Capitol Hill in Washington.

Protesta po zhvillohen në Uashington, Los Anxhelos dhe Nju Jork si dhe në komunitete më të vogla. ​Marshimet e sotme që janë pagëzuar me titullin “Familjet duhet të jenë të bashkuara” kanë marrë fonde nga një numër organizatash si Bashkimi Amerikan për të Drejta Civile dhe lëvizja MoveOn.org.

Po sot, disa aktorë të skenës po marrin pjesë në një koncert bamirësie për të mbledhur fonde për familjet që janë ndarë në kufi.

FILE - Immigrant children, many of whom have been separated from their parents under a new "zero tolerance" policy by the Trump administration, are shown walking in single file between tents in their compound next to the Mexican border in Tornillo, Texas, U.S.,
FILE – Immigrant children, many of whom have been separated from their parents under a new “zero tolerance” policy by the Trump administration, are shown walking in single file between tents in their compound next to the Mexican border in Tornillo, Texas, U.S.,

Administrata Trump ka pezulluar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufi, por rreth 2000 fëmijë mbeten në qendra strehimi, pasi janë veçuar dhe ende nuk janë bashkuar me familjet e tyre.

Presidenti Trump postoi sot në Twitter komente ku thotë se demokratët duan të mbyllin agjencinë e imigracionit, të cilën ai e lavdëron si faktor në pastrimin e komuniteteve nga elementë kriminalë në radhët e imigrantëve të paligjshëm.