SHBA kërkon që prej fundit të muajit maj nga aplikuesit për vizë, kushdo qoftë kombësia e tyre, informacione mbi identitetin dhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale, në kuadër të ashpërsimit të politikës migratore.
Ai shtoi se vetëm një për qind e më shumë se 13 milionë aplikuesve për viza në mbarë botën për SHBA do të preken nga këto rregulla të reja.
“Departamenti i Shtetit ka filluar të mbledhë informacione shtesë për aplikuesit për vizë në mbarë botën kur një oficer konsullor vlerëson se një informacion i tillë është i nevojshëm për të konfirmuar identitetin e tyre”, theksoi në këtë kuadër DASH-i.
“Në këto raste, aplikuesit për viza do të duhet të japin informacione shtesë, veçanërisht për llogaritë e tyre në rrjetet sociale, numrin e pasaportave, informacione shtesë për anëtarët e familjes dhe një historik për udhëtimet e tyre, punësimet dhe kontaktet”, shtoi ai.