SHBA: Jemi të shqetësuar për përpjekjet për të dobësuar vetting-un dhe Reformën në Drejtësi

SHBA reagon fuqishëm, kundër ankimimit të gjyqtarëve antivetti-ng në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për vetting-un. Nëpërtmjet n jë deklarate për shtyp ambasada amerikane në Tiranë e ka vlerësuar ankimin e vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese, si një përpjekje për të dobësuar vetting-un dhe Reformën në Drejtësi. Ajo nga ana tjetër i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të procedojë në transparencë të plotë, lidhur me ankimimin anti-vetting. Gjithashtu ambasada thotë se shqiptarët duhet të shqetësohen nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar.

DEKLARATA E PLOTE

Ambasada e SHBA mbështet deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend. Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar.

Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm. Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.