SHBA do të prodhojë një miliard vaksina të coronavirusit deri në vitin e ardhshëm

Kompania Johnson & Johnson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se planifikon të bëjë 1 miliard vaksina kundër coronavirusit deri vitin e ardhshëm, sipas shkencëtarit kryesor të kompanisë Paul Stoffels.

“Ne do të fillojmë studimet klinike në shtator dhe shpresojmë që të kemi të dhënat deri në fund të vitit. Ne po punojmë që të kemi 1 miliard vaksina deri në vitin e ardhshëm”, tha Stoffels në deklaratat ABC News.

Johnson & Johnson tashmë po punon për të rritur prodhimin dhe do të fillojë prodhimin e vaksinës më vonë këtë vit, tha Stoffels. “Testimet klinike janë të domosdoshme për të treguar se është efektive dhe do të marrë kohë kjo” tha ai, transmeton Telegrafi.

“Ne do të kemi një vaksinë të disponueshme këtë vit, por do t’u mbetet autoriteteve të vendosin nëse mund të përdoret përpara se të jenë të disponueshme të dhënat e efikasitetit”, shpjegoi ai. /Telegrafi/