SHBA, autobusi i nxënësve përfshihet në aksident, disa të plagosur

Një aksident rrugor që përfshiu edhe një autobus shkolle ka shkaktuar disa të plagosur, si dhe mbylljen e të gjitha korsive të “rrugës 80”, në perëndim të “Exit 25” në Mount Olive të Shteteve të Bashkuara.

Dy zyrtarë thanë se autobusi i shkollës kishte logon e Bordit të Arsimit “Paramus” anash tij.

Kryebashkiaku i Mount Olive, Rob Greenbaum, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

“Kjo është një skenë e tmerrshme, e cila po merr përgjigjen më të pabesueshme të emergjencave nga kantoni Morris dhe nga Policia e Shtetit”, ka thënë ai.

Ai shtoi se autobusi ishte shkërmoqur dhe anuar, ndërsa shasia e tij ishte shkëputur nga pjesa tjetër e mjetit.

Shkolla “Paramus” e këtij qarku nuk ka konfirmuar ende se cilët studentë ishin duke udhëtuar me të, por sipas kalendarit arsimor, një udhëtim i një klase nga shkolla “East Brook” ishte parashikuar për këtë të enjte.

“Jemi duke vlerësuar gjendjen e njërit prej studentëve të përfshirë në këtë aksident”, tha Pam Garretson, zëdhënëse e Qendrës Shëndetësore “St. Joseph” në Paterson.

Deri më tani konfirmohen disa të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë në Qendrën Mjekësore “Hackettstown”.

s.a/dita