Shansi i fundit, Britania: Në Bashkimin Evropian apo jashtë saj? Kjo është çështja.

Referendumi ne AngliNë Britani u hapën sot kutitë e votimit në referendumin historik pas të cilit do të vendoset nëse vendi do të mbetet apo jo në Bashkimin Evropian.

Derisa votuesit po shkojnë drejt kutive, anketat e opinionit publik flasin për një rezultat të ngushtë.

Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë duke kulmuar një fushatë dymuajshe që u përqendrua shumë në çështjet e migracionit, një çështje shumë e ndjeshme dhe ndarëse për vendin në të cilin migrimet janë dyfishuar që nga viti 2000.

Kryeministri David Cameron udhëhoqi përpjekjet për të siguruar mbetjen në BE. Të enjten ai bëri edhe njëherë përpjekje për të bindur votuesit e papërcaktuar. “Ne do të jemi më të fortë dhe më mirë në një BE të reformuar”, tha ai.

Kryeministri Cameron dhe kundërshtarët e largimit nga BE-ja thanë se ekonomia britanike do të dëmtohet rëndë nëse ndahet nga blloku 28 vendesh,

Analistët thonë se e ardhmja politike e kryeministrit Cameron varet nga rezultatet e referendumit.

Nëse votuesit vendosin të enjten largimin nga BE-ja, ekspertët thonë se kryeministri Cameron do të humbë mandatin e tij dhe nuk do t’i mbetet shumë zgjidhje përveç dorëheqjes, një gjë që ai deri tash ka mohuar se do ta bëjë.

Mbështetësit e brexitit kanë bërë po ashtu thirrjet e fundit për votuesit e papërcaktuar. Mbështetësi i anti-imigracionit Nigel Farage tha se “mund të votojmë për të rikthyer kufijtë tanë”.

Anketat treguan se fushata pro largimit ka humbur një pjesë të mbështetjes pas vrasjes më 16 qershor të deputetes Jo Cox, që ishte kundër largimit. Vrasja që besohet të jetë kryer nga një ekstremist i djathtë me një histori të problemeve mendore, çoi në pezullimin e përkohshëm të fushatës dhe bëri që britanikët të ndalen për pak dhe të mendojnë për pasojat e votimeve.

1280“Ky referendum ka nxitur ndarje dhe mendoj se ishte tërësisht i panevojshëm. Ne duhet të jemi në gjendje të punojmë në çështjet e ekonomisë, migrimit e sigurisë pa qenë nevoja të jemi kaq të ndarë”, tha Kimberly Griffin, një mbështetëse e qëndrimit në BE, derisa po merrte pjesë në një tubim përkujtimor për deputeten Cox në Trafalgar Square. “Ne nuk do të duhej të mbanim këtë referendum dhe kjo është një pasojë tragjike e tij”, tha ajo.

Nuk do të jetë shumë e qartë se çfarë ishte ndikimi i vrasjes së deputetes Cox derisa nuk dalin rezultatet e referendumit në premten në mëngjes.

Mbi 46 milionë britanik do të hedhin të enjten votën e tyre në referendumin që që shumë besojnë se mund të ndryshojë rrjedhën e historisë evropiane. VOA