Sfidon Elon Musk duke ofruar punë edhe për aplikantë që nuk kanë përfunduar gjimnazin

Ai, ai që ka ardhur për të sjellë risi, ndryshesa si në mënyrën se si ai ka sfiduar të papriturat rrënuese në rrugën e tij drejt ëndrrës, si në arritjet befasuese në teknologji, si në kurajon për të konkuruar NASA-n, ashtu edhe në mënyrën se si pajton punëmarrës në biznesin e tij milionadollarëshe.

Elon Musk është tipik një produk i “ëndrrës amerikane”. Ai po i tregon gjigandëve se ata që besojnë mund të shkojnë më larg se sa çdo mundësi që ofron biznesi.

Sipas njoftimit të CEOs së Tesla, aplikantët nuk kanë nevojë të kenë mbaruar një PhD, madje edhe nëse nuk kanë përfunduar studimet e shkollës së mesme kjo nuk përbën aspak një pengesë.”

“Nëse dikush është diplomuar në një universitet të shkëlqyeshëm, ky mund të jetë një tregues se ata do të jenë të aftë për të bërë gjëra të mëdha, por nuk është domosdoshmërish kështu. Nëse shikoni, të themi, njerëz si Bill Gates ose Larry Ellison, Steve Jobs, këta djem nuk janë diplomuar në kolegj, por nëse do të kishit një shans t’i punësonit, sigurisht që do të ishte një ide e mirë”, shkruan ai.

Tesla aktualisht po punëson individë për departamentin e inteligjencës artificiale. Sipas faqes së internetit të kompanisë, të gjithë pavarësisht nga gjinia, raca, feja, mosha ose prejardhja, mund të punojnë atje. Në rastin ideal, Musk do të dëshironte që rekrutët të punonin në zonën e San Francisko Bay në Kaliforni ose Austin, Teksas. Por në praktikë, “çdo Tesla Gigafactory” do të ishte në rregull.