Selami thirrje publike Bashës për debat dhe transparencën e zgjedhjeve: Në statut nen që përjashton kandidimin e kryetarit humbës

Në bashkëbisedimet me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogozhinës dhe Fierit, kandidati për kryetar i Partisë Demorkatike Eduard Selami, bëri thirrje për bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, duke theksuar se përcarja nuk ndihmon në ringritje. Kundërshtari politik, tha Selami,  po e shijon këtë fazë, por me mua u shpreh ai, Partia Demokratike,   do të ringrihet dhe rifitojë demokratët, elitën dhe shtresat e djathta. “Dalim nga strukturat dhe  përcahemi. Kundërshtarët tanë po e shijonë këtë, edhe ato “miq”  mezi presin  të na shohin  përtokë, por ne të gjithë sëbashku nuk do ia japim këtë shanc. Do të dalim më të fortë nga kjo garë, duke thënë disa të verteta që duhej të ishin thënë me kohë, jo duke folur në mënyrë personale jo duke hedhur njëri-tjetrin, jo në mënyrë përjashtuese”, tha Selami. Problemi më i madh në Partinë Demokratike thotë Selami,  është prishja e rregullave të lojës. Kur ai të jetë kryetar angazhohet të bëjë një analizë të thellë për të rikthyer funksionimin e bazës. “Rregullat e lojës janë prishur, në strukturë dhe në funksionim. Unë këtë quaj  pikën më të dobët tonën. Prandaj ju them se nëse me 22 korrik nëshkruajmë një kontratë sëbashku, dhe jam besimim plotë që do të ndodhë sepse modeli që ofroi  është bashkohorë dhe fitues. Do fillojmë një analizë nga e para në seksion dhe grupseksion për ti rikthyer në funksionim , duke futur konkurencën , meritokracinë. Ju do të zgjidhni kush do t’iu përfaqësoi në nivel qëndrorë dhe lokal”, tha Selami. Në vijim të fjalës së tij para anëtarëve të Partisë Demokratike, kandidati për kryetar konfirmoi shqetësimin për pabarazinë e garës dhe u angazhua se PD-ja nën drejtimin e tij do të ketë në statut nenin që kryetari në rast humbje  të dorëhiqet. “Gara nuk është e përsosur.  Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i Partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetare partie, që të shmangen këto gjëra.Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetarë në detyrë me eskortë, ndërsa unë me një shofer që nuk din rrugët”, tha Selami. Rinia është në qendër të projektit të Selamit, ndërsa tha se kërkohet  një qasje e re për motivimin e  tyre pasi sic u shpreh ai, kanë humbur shpresën te Partia Demokratike.

Thirrja publike

Rivali në garë për kryetarin e PD-së, Eduard Selami dp ti bënte pasditene  djeshme një thirrje publike Lulzim Bashës të dëshmojë vullnetin për transparence në garë. Në një koment të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Selami dëshmon se gara po shkon drejt shkatërrimit dhe Basha nuk pranon të bëj publike as listat e votuesve dhe do të  mbetet përgjegjes për këtë. “Ndërrimet e lidershipëve të partive janë operacione delikate edhe në vendet me demokraci të përparuara, prandaj ata kanë rregulla loje brenda tyre. Ajo që është për të ardhur keq në PD është se edhe vetë zoti Basha po kontribuon në rrëmujën e krijuar, sepse garën e ka filluar me ngutje dhe jo me një analizë që do të dëshironim që të gjithë ta bënte. Unë i kam kërkuar disa herë që të shtynte datën 22 korrik si datën e zgjedhjeve në mënyrë që gara të jetë e barabartë, sepse është kohë e pamjaftueshme. T’i linim demokratët të merrnin frymë nga humbja e 25 qershorit, të bënin dhe ata një analizë. I kam kërkuar edhe të dorëhiqej, në mënyrë që garën ta fillonim në kushte të barabarta. Sot ai i ka të gjitha, eskortën, kryesinë etj. Ju do thoni, po ti pse u fute në garë? Sepse mendoj se po mos të futesha, dëmi që do i shkaktoja PD do ishte më i madh. I kam kërkuar gjithashtu që listat e anëtarësisë të jenë publike. Ne duhet t’i lemë qytetarët shqiptarë, edhe ata që s’janë anëtarë të PD, të shohin se çfarë po ndodh këtu, sepse ne nuk jemi parti ilegale. Gara duhet të jetë e hapur. Basha më premtoi se do të kishte debat publik mes nesh dhe nuk i la kamerat të ishin prezente. Nëse duam të fitojmë besimin e shqiptarëve, ne duhet të bëjmë transparencë brenda vetes sonë. Z. Basha ka plotësisht të drejtë kur thotë që zgjedhjet në 25 qershor nuk arritën standardet dhe ishin të padrejta. Por si mund ta fitojmë të drejtën dhe besimin për zgjedhje të ndershme dhe të drejta tek demokratët, tek qytetarët dhe tek komuniteti ndërkombëtar kur ne vetë nuk po bëjmë zgjedhje të barabarta brenda forcës politike… Duket sikur se më shumë se sa për ringritjen dhe bashkimin e PD, Lulzim Basha po mendon për mbajtjen me çdo kusht të postit të kryetarit dhe kjo është e gabuar. Unë kam besim se në 22 korrik, demokratët do ta ndëshkojnë Lulzim Bashën për këtë qëndrim të padrejtë”- tha Selami.