Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Mal të Zi

Presidenti malazez Gjukanoviç duke përgëzuar sekretaren e re të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, vuri në dukje se ashtu si më parë Mali i Zi do të jetë një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i Këshillit dhe do ti mbështesë të gjitha aktivitetet me interes të përbashkët.

Presidenti rikujtoi arritjet e politikës së jashtme të Malit të Zi, pranimin në NATO, për rrugën dinamike drejt anëtarësimit në BE dhe për angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Është tejet e rëndësishme të tregojmë pjekuri në udhëheqjen e politikës së fqinjësisë së mirë dhe angazhim të plotë ndaj bashkëpunimit në mënyrë që të vlerësojmë më mirë të gjitha burimet tona”, tha Gjukanoviç.

Në këtë kuadër presidenti Gjukanoviç vuri në dukje se “Mali i Zi është maksimalisht i përqendruar në zbatimin e dokumenteve strategjike të Këshillit dhe në Planin e Veprimit për Bashkëpunim Rajonal dhe mbështet projektet aktuale në fushën e përmirësimit të gjendjes së popullatës rome, mbrojtjes sociale dhe turizmit.”

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit, Majlinda Bregu përshëndeti pozicionin udhëheqës të Malit të Zi në procesin e integrimit në BE, duke deklaruar se Këshilli vëzhgon nga afër procesin.

“Periudha e ardhshme duhet të përdoret për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe për të dinamizuar zhvillimin ekonomik të Rajonit.” -tha zonja Bregu

Bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të intensifikojmë bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve të ndërlikuara globale, me ndërgjegjësimin e plotë për përgjegjësinë e përbashkët për të ardhmen e rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.