Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëron diplomatin rus, Vladimir Voronkov si drejtor e zyrës kundër terrorizmit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëroi sot diplomatin rus, Vladimir Voronkov për të drejtuar Zyrën e Kombeve të Bashkuara të luftës kundër terrorizmit, emërimi i të cilit do të mundësojë koordinimin e përpjekjeve deri tani të shpërndara mes agjencive të ndryshme dhe departamenteve të OKB-së.

“Ne kemi një problem koordinimi të 38 entiteteve brenda OKB-së që merren me kundërterrorizmin. Është logjike të kemi një zyrë të veçantë me një person përgjegjës”, deklaroi sot Guterres në një konferencë shtypi, një ditë para këtij emërimi.

Emërimi i Vladimir Voronkov, i cili ka qenë ambasador në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, riforcon qëndrimin e Rusisë brenda OKB-së ku diplomati do të ketë rangun e zëvendëssekretarit të përgjithshëm, përcjell Atsh.

Krijimi i kësaj zyre të Kombeve të Bashkuara të luftës kundër terrorizmit u miratua më 15 qershor nga Asambleja e përgjithshme e OKB.