Sa e prishën Shkodrën malsorët?!

Nga Mark Bregu

Kronisti turk Evlia Celibi, i cili ka marre pjese ne ekspeditat ndeshkimore turke ne Ballkan, pati rastin te ndaloje ne Shkoder rreth viteve 1660 – 1662 dhe nder te tjera thote se ne ate kohe, ne Shkoder nuk kishte asnje familje katolike. Kuptohet me vone zbriten prej maleve malesoret katolik te cilet Turku nuk mundi ti islamizonte, dhe kjo jo nga ‘’terreni i thyer’’ por nga karakteri i paperkulur i malesoreve tane trima e fisnike. A’ eshte e drejte kur disa pseudointelektuale, dhe pseudopushtetar, shprehen ne menyre krejtesishte te pandergjegjshme se malesoret e kane prishe shkodren ?.. Ne e dime se Shtate Shaljanet, prishen te birin e Vezirit se sundonte dhunishte ‘’ Rozafen’’ por jo Shkodren. Ne raste se dikush aludon per levizjet e pakontrolluara demografike te viteve te fundit, kete ‘’ fature’’ ta adresojne te ata qe krijuan ‘’njeriun e ri ‘’. Si dhe tek ata qe edhe kete qytet e pushtuan shekuj me rradhe. Pa permendur ketu disa rite dhe zakone jo shqiptare qe ata pra pushtuesit, i sodhen me vete. Ne qofte se do ti referohemi fundit te shekullit XIX dhe fillimit te shekullit XX sidomos kohes kur filluan te happen klubet dhe mesonjetoret shqipe, do te shohim se malesoret u bane mbeshtetje e fuqishme e inteligjences Shkodrane. Truni i inteligjences Shkodrane ushqehej me gjakun e zemrave malesore, dhe se ishte ky binom qe u be kala e pathyeshme ne mbrojtjen e gjuhes dhe te kultures kombetare. Nuk ishin malesoret ata qe deshen t’i vene zjarrin klubit te shkronjave shqipe, se kerkonin shkronjat arabe, por ata ishin te tjere. Nderkohe qe Dede Gjon Luli me trimat legjendare te Hotit e Malesise se Madhe po ngrininFlamurin ‘’ Kuq e Zi ‘’ te Gjergj Kastriotit, duke patur ne krahe dhe si busulle orientimi intelektualin Shkodran Luigj Gurakuqi. Ne shkoder kishte prej atyre fanatikeve anadollake, qe kerkonin

Disa nga Intelektualet e Shkodres me 1924 (foto Marubi) Ata jane (nga e majta ne te djathte, nga lart poshte) -Kole Gurashi, Gasper Harusha, Cin Bushati, At Martin Gjoka, Ndreke Cuk Kola, Lazer Kabashi, Luigj Koci. -At Leke Filipi, Kole Zezaj, Filip Mazreku, Lush Ndocaj, Kole Koleka, Gjush Sheldia, Kole Mosi, At Bernardin Palaj. -Luigj Muzhani, Luigj Prela, Kole Ibrahimi, Palok Traboina, Ndoc Ronkali, Kel Vila, Kel Ujka, Luigj Sheldia, Karlo Shiroka, Simon Rrota. -At Marin Sirdani, Ndue Paluca, Kole Margjini, At Gjergj Fishta, Luigj Shala, At Ambroz Marlaskaj, Kole Kamsi, Pjeter Troshani, At Anton Harapi. -Kole Laca, Kole Zadrima, Kole Staka

Flamurin e Baba Davletit me ‘’ Hylle e Hane’’, dhe shqipen tone dykrenare mbi flamur e quanin sorre te zeze..! Te njejten epope te palavdishme e perseriten edhe disa anadollake fanatik te Shqiperise se mesme, ku me ne krye injorantin Haxhi Qamili, organizuan kryengritjen rebele, tue demostrue me flamurin turke, ne kerkim te ‘’Baba Davletit’’ dhe kure, ne nje kohe kur Shqiperia, nuk i kishte mbushe ase dy vjet nga shpallja e pavrsise. Per tu krijuar nje imazhe me te kjarte per malsoret, dhe per madheshtine e shpirtit te tyre, po ju ofroj dy shembuj mjafte te spikatun dhe sinjifikative. Hoti, kjo krahine ‘’perle’’ e trimerise shqiptare, megjithese krejtesishte e besimit katolik, nderon dhe pranon edhe sote te vetmen familje muslimane Hotjane si Bajraktare te Hotit. Dhe kurre nuk e tradhtuan njeri – tjetrin. Rreth mbarimit te shekullit XVIII-te, ne Cillen te Dibres shkon per banim te perhershem Bibe Alija prej Kastratit te Malsise se Madhe, edhe pse jabanxhi Dibranet e vendosin ne krye te vendit, dhe i drejtoi mrekullishte, dhe mbasi la ne fushe te betejes 22000 Dibrane te vrare, me ne funde ne qershor te vitit 1845, e gjithe Dibra e vogel u konvertua ne fene Islame.Malesia e veriut, te shqiperise per te cilen po flasim eshte dhe vazhdon te mbetet, djepi i djelmnise, historise, kultures, dhe tradites se vertete shqiptare. A’ eshte e vertete se ne keto male. Ate Shtjefen Gjecovi mblodhi grim per grime ne xhdo vater malesore, Kodin e Beses, te ligjit, te institucionit te pare juridik, kanunin i cili sote mahnite Universitetet e Botes. Ky pra eshte terreni ku u linden, dhe vijojne te jetojne malesoret, shqiptare te veriut. Historia flet dhe do te flasin me nderim te posacem, per Homerin dhe Danten Shqiptar Ate Gjergj Fishta ( fshatar nga Fishta) i Cili atje ne Malesin e Madhe gjeti, gjithcka shqiptare qe ai deshi dhe i holli ne lahuten e tij, me emrin Malesia.Prof. Ernest Koliqi nje nder korifejt e letrave shqipe (nga Shiroka e ka prejardhjen), Dr. Frederik Shiroka kirurg i kalibrit Europian, (Shirokas ishte), Ate Anton Harapi, nji meteor qe shndrit me vepren e tij, si prelat i kishes katolike. Prof. Martin Camaj, si ambasador i kultures shqiptare neper bote, (malesore nga Dushmani ishte). Sami Repishti Prof. Dhe Intelektual njohur edhe ne sferat ma te larta ne SH.B.A. (nga Repishti i zones se Recit ne Malesi te Madhe eshte). Hamit Gjylbegu, ushtarak dhe burre i pa perkulur, i cili asnjeher nuk pranoi te votonte gjate regjimit komuniste, nga fshaterat e Kosoves eshte. Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Gjecovi, e tjer gjigande te letrave shqipe, te gjithe me prejardhje fshatare jane. Lima e poezise dhe e mendimit shqiptare Dom Ndre Mjeda (prej nen shkodre ishte) . Piktori i kalibrit Europian Lin Delija (eshte prej maleve te Dukagjinit). Gjon Shllaku perkthyesi i kryeveprave te Greqise Antike si ‘’ Iliada’’ (eshte nga Shllaku) Artisti i skenes Shqiptare Zef Jubani (origjinen nga Lotajt e Dukagjinit e ka), baritoni i madhe qe shkelqeu ne Konservatorin e Moskes, dhe qe tundi skenat e Europes, Luk Kacaj eshte ne Kastrati i Malesise se Madhe. Artisti i Popullit Pjeter Gaci (prej Shirqit eshte), Prof.Dok Anton Fistani nga Dukagjini eshte. Artistet e Popullit, Pjeter Gjoka, Tinka Kurti, Ndrek Luca, dhe artisti i persekutuar Ndoc Deda (te gjithe me origjin malesore jane) po keshtu bylbyli i kenges Shkodrane Bik Ndoja dhe kompozitori Mark Kaftalli (jane nga Mirdita), Lec Bushati nje nder aktoret me te shquar te skenes Shqiptare, nga Bushati eshte. Kompozitori Zef Lekaj, kenget e te cilit kane mbetur te skalitura ne buzet e femijeve, edhe pse diktatura e denoi me 10 vite burg, nga Hoti i Malesise se Madhe eshte. Futbollistet e talentuare te Vllaznise se Shkodres e Kombetares Shqiptare Pal Mirashi, Prek Gjeloshi, e Lin Shllaku te tre nga Shllaku jane. E shume te tjere Artiste, Kengetare,Shkrimtar,Poet,Humoriste, Gazetar, Piktor, Regjizor,Skulptore, Akademik e tjere, edhe pse kane perfaqesuar Shkodren e prezantuar ne emer te saje, per shkak edhe te rrethanave si dhe vendit ku kane banuar, jane nga Malesit e Veriut te Shqiperise.

Deputetë të Shkodrës. Luigj Gurakuqi (i pari në këmbë majtas), Dom Ndre Mjeda (i dyti ulur nga e majta), 1923
Këta janë deputetët e Shkodrës, të dalë nga zgjedhjet e vitit 1921 (në Shkodër u zhvilluan me vonesë) dhe të Kosovës (Kukësit).
Nga e majta në këmbë: Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja, Riza Dani, Shuk Gurakuqi, Kolë Thaçi.
Ulur janë: Halit Rroji, Ndre Mjeda, Patuk Saraçi, Rexhep Mitrovica dhe Maliq Bushati.
Në këtë foto Rexhep Mitrovica dhe Mustafa Kruja janë deputetë të Kosovës. Mustafaiut iu hoq mandati i deputetit në vitin 1922.

Dua tu kujtoj atyre qe nuk e dine ose, nuk duan ta dine, se malet jane keshtjedhat ku e ka folene ‘’Liria’’.
Ne gjokset e te cilave, e se bashku me rrufet dhe bubullimat, u ruajte edhe gjuha jone Shqipe.Ata pra Malesoret zbresin prej malesh, si orteke te bardhesive te bjeshkeve, per tu bashkuar me liqenin e madhe te dashtunise e kultures Shkodrane. Ata, sjedhin ne Shkoder freskine dhe aromen e maleve, forcojne harmonine dhe unitetin, per te cilat kemi aqe shume nevoje. Malesori yne inteligjent prej natyre, shume shpejt din te hyje ne rrjedhen e kultures qytetare….., shembujte qe cituam ma nalte besoj se jane te bindeshem te mjaftueshem dhe te pa kontestueshem.