Romeo Gurakuqi: Rama ka vendosur ta bëjë karrrieren politike duke e hedhur Republikën në kaos dhe kombin ne shperberje

Historiani i njohur dhe deputeti i Parlamentit të Shqipërisë Romeo Gurakuqi komenton në faqen e tij në rrjetin social situatën aktuale:

“Ai ka vendosur ta bëjë karrrieren politike duke e hedhur Republikën në kaos dhe kombin ne shperberje.

Nga Kulla e Surrelit, ai zbavitet me dramën që po i sjell popullit.

Mireqënia dhe pasuria e tij,

e protagonistëve kryesore te Rilindjes Socialiste dhe e shpurës së tyre lepirese,

u ngrit dhe po perforcohet mbi gërmadhat e shkatërrimit të shtetit,

parlamentarizmit,

europianzimit, institucioneve të lirisë, rrënimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, laicizmit dhe albanianizmit.”