Rita Ora, një shqiptare që do të prezantojë ngjarjen më të rëndësishme muzikore në botë

Rita Ora po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Përveçe është një këngëtare e zonja ajo në nëntor të vitit të kaluar provoi veten edhe si prezantuese. Këngëtarja me origjinë shqiptare moderoi MTV Europe Music Awards në vitin 2017. Rita Ora pushtoi skenën si prezantuese e ceremonisë së shumëpritur ku Dua Lipa fitoi çmimin e madh të “Artistes më të mirë të re”, ndërsa Ermal Meta mori çmimin e “Veprës më të mirë italiane”. Ndërsa këtë viot Rita Ora do ta drejtojë MTV Video Music Awards 2018, që do të mbahet të hënën më 20 gusht. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja e njohuir përmes një postimi në Instagram. “Shihemi të hënën më 20.08.18#Vmas #lonelytogether”- shkruan ajo duke e shoqëruar edhe me një foto të sajën. Në këtë garë muzikore, këngëtarja me origjinë shqiptare është e nominuar edhe në kategorinë “Best dance” për hitin e saj me këngëtarin Avicii “Lonely Together”. Po ashtu të nominuara për videon më të mirë janë edhe dy këngëtaret e tjera shqiptare, Dua Lipa në katër kategori dhe Bebe Rexha në një kategori.