Rikthehet këngëtarja shkodrane Elhaida Dani, sjell baladën e vjeshtës “Më mbaj”

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani kishte disa kohë që i kishte munguar botës së muzikës. Ajo u rikthye me një baladë të titulluar “Më mbaj”. Këtë herë Elhaida erdhi në bashkëpunim me Dj Olti, i cili u kujdes për muzikën e këngës. Për tekstin u kujdes vetë këngëtarja duke sjellë një baladë romantike që i përshtatet më së miri stinës së vjeshtës. Nuk dihet arsyeja e mungesës së Elhaidës, por duket se është gati për të sjellë projekte të reja. Pas suksesit si fituese e “The Voice of Italy”, muzika u kthye në profesion për të dhe pritet që të sjellë të reja.

Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Dani ka rrëfyer detajet e këngës së saj më të re, e cila për herë të parë e sjell atë si kantautore.

“Është një projekt shumë i dashur për mua, pasi për herë të parë vij jo vetëm si këngëtare, por si një kompozitore dhe tekstshkruese. Projekti është realizuar pothuajse i gjithi ne Itali me ekpin tim itaian, në studio për regjistrimin e këngës, dhe gjithashtu videoja”, tha Elhaida Dani për Telegrafin.

Ky projekt shënon njëherazi edhe rikthimin e saj pas dy vitesh pauzë, që nga koha kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2015”. Për Telegrafin, Elhaida tregon se si kanë qenë këto dy vite për të.

“Gjatë këtyre dy viteve i jam dedikuar një ndryshimi radikal në karrierë, për herë të parë iu dedikova muzikës në teatër. Isha dhe vazhdoj të jem pjesë e Musical-it francez, ‘Notre Dame de Paris’ me Riccardo Cocciante. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme pasi për herë të parë e shoh vetën në skenë jo vetëm duke kënduar, por duke kërcyer dhe aktruar në rolin e ciganes Esmeralda, në një skenë si ajo e Pallatit të Kongreseve në Paris. Përgjegjësi e madhe por dhe emocione të papërshkrueshme!”, rrëfeu këngëtarja Dani.

Në postimin e saj në Fcebook, këngëtarja ka shkruar

Dua te falenderoj te gjithe skuadren per punen e palodhur dhe pasionin e dedikuar kesaj kenge !

Shume projekte te reja jane duke ardhur dhe #membaj eshte vetemrikthimi !

Music by : Elhaida Dani & Zeno
Lyrics by : Elhaida Dani
Produced by : Boocky & Dj Olti
Videoclip directed by : Federico Mullner & Clara Orpelli

Supported by : Maureen-Kim PARIS