Revista “Forbes”, Emma Stone, aktorja më e paguar e vitit

Revista “Forbes”, ka publikuar listën e yjeve që grumbulluan më shumë të ardhuara gjatë viti 2016. E që në majën e fitimeve qëndron ylli i “La La Land”. Sipas revitës, aktorja e Emma Stone, ka arritur të fusë në xhep jo më pak e as më shumë se rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit. Kjo “rrogë” ka ardhur gjatë periudhës që aktorja i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian. Emma Watson ishte e vetmja britanike që bëhej pjesë e renditjes së 10 akoreve më të paguara të vitit, duke u rreshtuar e gjashta dhe ndonëse pasuria e saj shkon rrumbullak në 39 milionë paundë, kjo është hera e parë që “Forbes” e bën pjesë të listës së saj. Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Laërence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë. Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë. 28-vjeçarja nuk ka shumë që u ankua për dallimin e pagesave mes aktorëve meshkuj e atyre femra në Hollivud e rrëfeu se bashkëprotagonistët e saj kishin pasur shkurtim page në mënyrë që të fitonin njësoj me të. Jennifer Lawrence e mbajti për dy vjet radhazi kreun e listës së “Forbes” falë parave që i solli roli i Katniss Everdeen në “The Hunger Games”.