REUTERS: Putin do luftë me Perëndimin? Marina e tij një grusht herkurash të ndryshkur!

Ndërsa Putini po i tregon dhëmbët Perëndimit, flota e tij detare ushtarake është asgjë më shumë se sa një grusht anijesh të ndryshkura dhe Rusia nuk ka ndonjë perspektivë të fuqishme për të ndërtuar një flotë të re.

Nga David AxeReuters

Më 8 maj 2014, destrojeri i Marinës Mbretërore Britanike HMS Dragon lundroi nga baza detae në Portsmush në një mision urgjent – të gjejë dhe ndjekë aeroplanmbartësen ruse Kuznetsov dhe gjashtë anijet shoqëruese të saj, të cilat po lundronin përmes Kanalit të Anglisë.

“Një grup luftanijesh ruse e këtyre përmasave ku ka kaluar në brigjet tona prej ca kohësh,” tha Rex Cox, kapiteni i Dragonit.

E vërtetë, marina e Rusisë ka qenë më aktive gjatë muajve të fundit. Moska aneksoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë me portet strategjike që gjenden aty dhe ritregoi veten me trupa, anije dhe avionë përgjatë kufijve mes Rusisë dhe organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Kjo është e rëndësishme për Kremlinin për shkak se, historikisht, Rusia ka vuajtur për të poseduar porte me ujëra të ngrohtë. Kapja e Krimesë ndihmon në sigurimin e aksesit të Moskës në portet që nuk ngrijnë për lundrim komercial dhe ushtarak.

Por axhenda e ngjeshur e flotës së Rusisë përpiqet të maskojë një dobësi të madhe. Anijet e luftës të Moskës janë të vjetra dhe të dobëta. Megjithatë qeveria e këtij vendi po e gjen gjithnjë e të vështirë zëvendësimin e tyre me anije po aq të mëdha dhe të fuqishme.

Rusia është një gjigand i moshuar i rrethuar nga rivalë shumë më tepër energjikë.

Në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik qe i vendosur të përballet me Marinën e frikshme të SHBA-ve në oqeane. Moska financoi ndërtimin e tri aeroplanmbartëseve të saj të para me përmasa të plota vonë në vitet 1970 dhe 1980 – anijen jobërthamore Kuznetsov dhe një anije motër, plus një anije me motor bërthamor. Në këtë kohë Shtetet e Bashkuara posedonin 15 aeroplanmbartëse të mëdha, shumica e të cilave qenë me motorë bërthamorë. Pas shkurtimit të ushtrisë në përfundim të Luftës së Ftohtë, SHBA-të kanë ende 10 aeroplanmbartëse bërthamore plus nëntë aeroplanmbartëse më të vogla.

Rrëzimi i Bashkimit Sovjetik rrëzoi edhe planet për zgjerim detar të Moskës. Rusët ia dolën të përfundojnë pagesën për kantierin detar të Ukrainës që përfundoi ndërtimin e Kuznetsov. Por nuk pati para të mjaftueshme për dy aeroplanmbartëset e tjera. Sot, një aeroplanmbartëse e re mund të kushtojë miliarda dollarë.

E komisionuar më 1991, Kuznetvos qe anija e fundit e madhe e Rusisë. Përgjatë 23 viteve të fundit, Moska ia ka dalë të përfundojë disa nëndetëse dhe frigata e destrojerë të vegjël në kantierin e vet kryesor në Sevmash, në brigjet e Veriut të Atlantikut. Por shjumë nga anijet ushtarake aktuale të Rusisë – dhe të gjitha anijet e mëdha, janë çfarë ka mbetur nga Bashkimi Sovjetik.

Ata janë të vjetra, të prirura për defekte mekanike dhe jashtëzakonisht të parehatshme për ekujpazhet e tyre – veçanërisht në krahasim me anijet më të fundit amerikane, europiane apo kineze. Vetëm Uashingtoni ndërton afërsisht tetë anije të reja lufte në vit, përfshirë një aeroplanmbartëse çdo katër apo pesë vjet.

Kur Moska hyri për të aneksuar Krimenë në mars, Marina e SHBA-ve menjëherë vuri në lëvizje aeroplanmbartësen e saj të re USS George H.Ë. Bush në Mesdheun lindor për të siguruar qeveritë e NATO-s. Grupi i betejës Bush përfshinte jo më pak se 60 avionë të teknologjisë së lartë dhe shumë destrojerë modernë të klasit Arleigh Burke të armatosur me raketa dhe armë për të luftuar avionë, nëndetëse e anije të tjera.

Në përgjigje, Kremlini dërgoi Kuznetsov. Aeroplanmbartësja e plakur – shumë më e vogël se sa Bush – mbartte një dyzinë a diçka më shumë avionësh Sukhoi. Nga gjashtë anijet shoqëruese të saj qe vetëm një mjet i armatosur rëndë, kruizeri bërthamor i kohës sovjetike Pyotr Velikiy. Mes anijeve të tjera gjendeshin një anije e vogël për zbarkim amfib plus tre anije tankera mbështetëse si dhe një anije tërheqëse.

Anija tërheqëse gjendej aty me të drejtë. Në pak raste kur Kuznetsov del nga porti, ajo shpesh ka defekte. MË 2009, një qark i shkurtër shkaktoi zjarr që vrau një marinar në bordin e anijes së ndryshkur.

Kuznetsovi i bëri hije Bush në Mesdhe për pak javë, pastaj u rikthye në shtëpi në Rusinë e veriut përmes Kanalit Angles në fillim të majit. Këtu e gjeti Dragon. Për një prani më të gjatë në Mesdhe, Kremlini dërgoi një destrojer relativisht modern, për të përforcuar flotën e vogël aktuale ruse të Mesdheut.

Kuznetsovit nuk i kanë mbetur shumë vite jetë. Bolierat e saj janë “difektoze”, sipas një publikimi tregtar të titulluar Defense Industry Daily. Megjithatë kur ajo të shkojë në port për herë të fundit para se të bëhet skrap, Moska mund ta ketë të pamundur ta zëvendësojë atë. E para, kantieri detar që ndërtoi aeroplanmbartëset sovjetike i përket tashmë Ukrainës. Ai gjendet pranë Krimesë dhe forcat ruse nuk ia dolën ta pushtojnë atë.

Për më tepër, Ukraina është ende furnizuesi ekskluziv i shumë komponentëve të rëndë, përfshirë motorë dhe marshe për anijet ruse të luftës – përfshirë edhe anijeve që Rusia i ndërton në kantieret detare të veriut. Me vijimin e përballjes aktuale luftarake, Kievi ndaloi së fundmi shitjet e armëve te Rusia.

Përpjekjet e Rusisë për të rigjallëruar industrinë vendëse të ndërtimit të anijeve nuk kanë ecur shumë mirë. Më 2005, India firmosi një marrëveshje prej gati 1 miliardë dollarësh me Rusinë për të rindërtuar një aeroplanmbartëse të vogël të epokës Sovjetike. Puna e rusëve në Vikramaditya qe kaq e dobët, gjithsesi, sa ajo pësoi pothuajse shkatërrim total pak para afatit të përfundimit të punimeve më 2012.

India e mori më në fund në dorëzim Vikramaditya këtë vit – pasi kostoja totale e riparimit shkoi në 2.3 miliardë dollarë. Nëse Rusia nuk është në gjendje të rimodelojë një anije ekzistuese lufte, imagjinoni vështirësitë që do të ketë ajo për dizenjimin dhe ndërtimin e anijeve të reja nga zero.

Moska e di se marina e saj është në telashe. Ajo ndërmorri një masë ekstreme më 2011 – vendosi të importojë anije, teknologji dhe ekspertizë nga Franca. Rusia nënshkroi një kontratë për dy helikoptermbartëse franceze të klasës Mistral. Secila kushton më shumë se 1 miliardë dollarë.

Plani qe që kantieret detare ruse të ndihmonin në ndërtimin e anijeve. “Blerja e teknologjisë së ndërtimit të anijeve Mistral do të ndihmojë Rusinë të njohë ndërtimin e anijeve me kapacitete të mëdha,” deklaroi në atë kohë Admirali Vladimir Vysotcsky. “Është e rëndësishme për ndërtimin e anijeve të tilla si destrojerët oqeanikë e më vonë edhe të aeroplanmbartësseve.”

Nuk qe surprizë fakti që kantieret e Rusisë rezultuan të paafta për të menaxhuar ndërtime intensive. Më 2013, Kremlini i kërkoi Francës të merrte përsipër pjesën më të madhe të punës. Kur Rusia aneksoi Krimenë, Parisi kërcënoi se do të anulonte marrëveshjen për anijet. Por Franca ngurroi të hiqte dorë nga miliarda dollarë të ardhura. Anija e parë ruse e ndërtuar në Francë është pranë përfundimit dhe mund të lundrojë drejt Rusisë më vonë këtë vit.

Por blerja e dy anijeve nga Franca do të bëjë pak gjë për të reformuar industrinë ruse të ndërtimit të anijeve në rast se punëtorët rusë nuk përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë punë. Tashmë që i mungojnë edhe pjesët e prodhuara ngë Ukrainë, industria e ndërtimit të anijeve të Rusisë argumentohet se është në gjendje edhe më të keqe nga sa qe pak muaj më parë.

Kjo është gjë e keqe për fuqinë e ardhëshme detare të Rusisë. Ndjekja e Kuznetsov nga ana e Dragonit mund të bëhet një pikë kthese. Në vitet e ardhëshme, anijet e mëdha ruse do të shfaqen gjithnjë e më rrallë.

Kjo sjell komplikime serioze për ndikimin e ardhshëm të Moskës në botë – dhe aftësinë e saj për të fituar një luftë kundër një armiku detar.

http://www.javanews.al/reuters-putin-lufte-perendimin-marina-e-tij-nje-grusht-herkurash-te-ndryshkur/