REFORMA NE DREJTESI/ Shpërthen Jozefina Topalli: Në komisionet e vetingut ka kamikazë politikë të paktit Rama-Basha

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se kanë marrë në dorë procesin e Vettingut. Sipas saj, emrat që kanë shkuar në Kuvend për votim, janë produkt i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.

“Këta 27 emra, ato që s’janë tuajit, janë të paktit tënd me z.Basha. Nëse kjo është produkti i parë i marrëveshjes tuaj, është një kambanë alarmi. Unë kam këtë kurajë ra them për një arsye të thjeshtë. Janë shumë pak kur në 2007 filluan një mocion mosbesimi ndaj meje, sepse nuk pranova që të votohej një gjykatëse që kishte një dosje të rëndë të saj dhe familjes, për korrupsion dhe trafik droge.

Ishte shumë vite më parë kur të gjithë heshtnin. Sot ju po bën fortifikimin e korrusionit në drejtësi. S’më shkon mendja të votoj në bllok njerëz të cilët kanë mbyllur proceset duke paguar para”, – u shpreh Topalli.

 Ish-kryetarja e Kuvendit u shpreh se ky proces është tashmë i pabesueshëm dhe ajo nuk mund të japë votën për “kamikaz politikë”.

Pas deklaratave të Topallit ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Kryeministri tha se disa prej anëtarëve të komisioneve nuk i njeh fare, ndërsa nuk ka asnjë mik. Rama shprehu keqardhjen që Topalli e mbylli karrierën parlamentare në këtë moment me këto deklarata. Lidhur me moskandidimin e Topallit nga ana e kreut të PD-së, Kryeministri e siguroi deputeten se nuk flet kurrë më Bashën për të.

“S’kemi ca të bëjmë Jozefinë do paguash edhe ti çmimin e konformizmit tënd megjithëse bën sikur je e vërtetë. Nuk kam asnjë mik në këtë listë. Këtë Pal Shkambin nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Unë njoh Ina Ramën dhe jam shumë krenar që ne kemi mbështetur Ina Ramën dhe e keqardhur jam që e ngre këtu emrin e Ina Ramës. Nuk është mikja ime, por jam krenar që i kemi dhënë mbështetje asaj gruaje që është një nga viktimat e shkeljes së normës dhe parimeve që dhe me vendim gjykatë nuk u la të ushtronte profesionin e saj. Njoh Albana Shtyllën por nuk është mikja ime. Në distancë njoh dhe Sokol Çomon por nuk është miku im. Më vjen keq që e mbylle me kaq nivel të ulët karrierën tënde parlamentare për këtë moment, se jam e bindur që do kthehesh këtu bashkë me Astritin. Ky vettingu është jo vetëm gjëja e duhur por është kaq e vonuar dhe e domosdoshme sa ka mbështetjen e gjithë popullit shqiptar. Nëse vettingu është vonuar deri këtu, përgjegjës jeni ju, ti Jozefinë dhe të tjerët. Jam i bindur sado e papërsosur të jetë kjo histori, kjo histori do hapë një kapitull të ri në historinë tonë të përbashkët. Jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar i kanë orët të numëruara por edhe të paprekshmit që kanë marrë çfarë kanë dashur do vijë ora të ballafaqohen me drejtësinë. Ti çfarë ke mbjellë po korr sot vetëm të mos shkojë mendja që unë Luli flasim për ty, mos të shkojë mendja!”,- deklaroi Rama.

Me 102 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim është miratuar sot në Kuvendin e Shqipërisë lista me 27 anëtarët që do të përbëjnë komisionin e Vettingut.

Ja disa prej emrave të zgjedhur në Kuvend:

-Etleva Çiftja

-Firdes Shuli

-Genta Tafa Bungo

-Xhensila Pine

-Brunilda Bekteshi Vasha

-Roland Ilia

-Suela Zhegu

-Valbona Sanxhaktari

-Pamela Qirko

-Alma Feskaj Vokopola

-Lulzim Hamitaj

-Olsi Komici