REFORMA NE DREJTESI/ Padia kundër Vettingut, gjyqtarët depozitojnë parashtrimet në Kushtetuese

Shoqata dhe Unioni i Gjyqtareve dorëzuan sot në Gjykatën Kushtetuese parashtrimet, pas padisë së depozituar më herët për  Vettingun.

pas shqyrtimit të materialeve të vëna në dispozicion dhe dëgjimit të palëve gjykata pritet të dalë në një vendim në lidhje me kushtetueshmërinë e ligjit.

Ende nuk është caktuar data kur do të mbahet seanca.

Unioni dhe Shoqata e gjyqtarëve janë bashkuar në një padi të re kundër disa neneve specifike të Vettingut, si dhe të disa pikave në “ligjin e organeve të qeverisjes së drejtësisë” dhe të “statusit të gjyqtarëve”.