Reforma në Drejtësi- Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlamentit

Pas reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj qëndrimeve të opozitës për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

“Përkthimi shqip-shqip i SHBA-së rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”, shkruan Rama në Facebook..

Më herët ambasada e SHBA-së ka postuar në Facebook, një deklaratë të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili thekson se “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta”.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se “Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlamentit”.

Kryemadhi në letrën drejtuar ambasadorit Lu dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin kërkonte ndër të tjera, rikthimin e ligjshmërisë në funksionimin e organit të Prokurorisë, si dhe disa propozime për zgjidhjen kushtetuese dhe ligjore të situatës, e cila është jashtë kushtetutës dhe ligjeve të reformës. /gj.m/a.g/