Referendumi i përgjakur, plot 42% e Katalonjës voton pro ndarjes nga Spanja

Edhe pse i gjithë procesi i votimit u shoqërua me tensione, dhunë dhe përplasje mes votuesve dhe policisë, Katalonja ka votuar pro ndarjes nga Spanja. Mediat të cilat citojnë zyrtarë katalanas shprehen se rreth 90% e pjesmarrësve votuan pro referendumit, megjithese ne votim moren pjese vetem 42% e votuesve moren pjese ne votime.

Udhëheqësi i Katalonias, Carles Puigdemont, tha se rajoni ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të së dielës, i cili është shoqëruar me dhunë.

“Në këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për shtet të pavarur në formë të republikës”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë katalanas.

Ai tha se Bashkimi Evropian “nuk mund të vazhdojë të shohë në mënyrë tjetër”.

Por ky referendum u quajt i jashtëligjshëm nga qeveria spanjolle.

Pavarësisht përpjekjeve të dhunshme të autoriteteve, shumica e katalanasve arritën të votojnë dhe u shprehën të lumtur që sfiduan qeverinë qendrore për aspiratat e tyre demokratike.

Edhe pse ata u përballën me frikë me policinë për të mbrojtur qendrat e votimit, ja dolën me sukses.

Por kjo përpjekje e Madridit kushtoi shumë shtrenjtë, pasi mbi 840 njerëz kanë mbetur të plagosur në përballjen e dhunshme me policinë, e cila nuk ngurroi të përdorte shkopat dhe plumbat e gomës

Në votime do të kishin marrë pjesë më shumë vetë

Që të dielën në mbrëmje, kreu i shtetit katalonjas, Carles Puigdemont është shprehur për shkëputjen nga Spanja. “Ne kemi fituar të drejtën që të kemi shtetin tonë të pavarur”, tha ai në Barcelonë. Por vetëm 42% e 5,3 milionë njerëzve me të drejtë vote kanë dhënë votën e tyre. Gjithsej janë numëruar 2,26 milionë vota, dhe numri i votave pro kap shifrën e 2,02 milionë vetëve, ka thënë zëdhënësi. Ai kërkoi hapa ligjorë kundër qeverisë në Madrid, që të përgjigjet për dhunën e së dielës.

Me gjasë në votime do të kishin marrë pjesë më shumë njerëz, sikur Madridi të mos e kishte kategorizuar referendumin si ilegal. Policia pengoi në mënyrë masive zhvillimin e votimeve. Në të gjithë botën u shpërndanë pamje me policë të armatosur, që rrëmbyen fletëvotimet dhe penguan njerëzit në votime me shkopinj gome dhe plumba plastikë. 840 vetë u plagosën, sipas të dhënave të qeverisë rajonale. “Nuk ka pasur referendum”, u shpreh Rajoy që theksoi se spanjollët janë orientuar gabimisht në një votim të jashtëligjshëm.

/a.ç