Raporti i fundit i INSTAT: Rriten çmimet e konsumit, inflacioni i afrohet objektivit

Çmimet e kosnumit shënuan një rritje me bazë vjetore prej 2.2% në muajin qershor, ndërkohë që në maj ky tregues ishte 2%. Ky ndryshim i afrohet objektivit të Bankës së Shqipërisë për të pasur një infalcion vejtor prej 3%.

Instituti i Statistikave raportoi se, inflacioni në qershor është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, duke zënë peshën kryesore në çmimet e konsumit.

Ky grup ka shënuar një rritje prej 5.1% dhe brenda vetë kësaj kategorie çmimet e frutave u rritën me 16.8% dhe 12.1%.

Rritja ka vazhuar më tej me grupin e mallrave dhe shërbimeve me 3.35%, për të vazhduar më e moderuar me disa grupe të tejra si qira, energji, lëndë djegëse, pije alkoolike dhe duhan, transport, etj.

Nga ana tjetër, në qershor ka vazhudar rënia e çmimeve për veshjet dhe këpucët, me një bazë vjetore prej 2.5%. Me ulje janë edhe grupet e mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake dhe shëndetit.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri. Ai mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak dhe llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të familjeve shqiptare. Burimi kryesor i informacionit për shpenzimet është Anketa e Buxhetit të Familjeve. / Top Channel