Rama me median; arrogant dhe fyes në Tiranë, servil ndaj mediave të huaja

Me sytë e publikut ende drejt problemeve gjyqësore të ish-Ministrit të Brendshëm Tahiri, Kryeministri Rama i është rikthyer sulmeve ndaj shtypit, duke konfirmuar marrëdhënien e çuditshme mes mediave dhe politikës shqiptare.

Nga Tsai Mali

(Tiranë)

Me votat e shumicës socialiste, parlamenti shqiptar hodhi poshtë kërkesën e Prokurorit Publik për të arrestuar ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht nën hetim për korrupsion dhe trafik droge midis Italisë dhe Shqipërisë pas përgjimeve të publikuara kohët e fundit nga autoritetet italiane. Duke tejkaluar kompetencat e tyre në vlerësimin e provave dhe argumenteve të Prokurorit Publik dhe etiketimin e paraburgimit si një masë “ekstreme” për një deputet të Republikës së Shqipërisë, socialistët krijuan një precedent të rrezikshëm ku Parlamenti pengon një gjyqësor “të motivuar politikisht”.

Në fund të një sesioni i cili në mënyrë të pashmangshme do te ishte kontrovers, Edi Rama u takua me gazetarët që po prisnin atë jashtë Parlamentit dhe komunikoj me ato me sulme verbale dhe duke mos u përgjigjur.

“Unë jam këtu për ju, vetëm për ju. Të ju tregoj që duhet të mendoni, të studioni dhe të kuptoni”-, filloi Rama edhe para se të dëgjonte pyetjet nga gazetarët. “Para së gjithash, turpohuni, ju dhe të gjithë ata që janë si ju, të cilët nuk kuptojnë. Ju që vazhdoni të ngatërroni audiencën me pyetje të pakuptimta, nuk e kuptoni se kjo është shumë e qartë për këdo që dëshiron të lexojë pesë rreshta “,- tha ai pa iu përgjigjur kurrë pyetjeve – të cilat ai nuk hezitoi ti përkufizonte si “idiote” dhe “të papërshtatshme “- për rastin Tahiri.

Gjatë një shfryrje inati prej më shumë se dhjetë minutash, i ndjerë i akuzuar si udhëheqës i një shumice që ndihmon krimin e organizuar, Edi Rama e identifikoi shtypin që “hedh akuza pa kuptim, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie”, si një nga shkaqet e shumë problemeve të vendit, duke sulmuar gazetarët, analistët dhe botuesit. “Ju jeni injorant, ju flisni pakuptim, jeni të neveritshëm, jeni vetëm një përforcues thashethemesh”.

“Pyetjet tuaja vijnë nga injoranca”, “Ju nuk lexoni dhe nuk dëgjoni për të kuptuar se për çfarë po flasim”, ” Para se të bëni një pyetje të tillë të papërshtatshme, lexoni dhe studioni “, tha ai para se gazetarët ta falenderonin dhe ta ndërprisnin komunikimin, duke ulur mikrofonat dhe duke u larguar.

Solidariteti

Menjëherë pas deklaratave të Ramës, një valë indinjate dhe solidariteti erdhi në shtyp. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë shprehu “shqetësim të thellë për fyerjet dhe kërcënimet nga Kryeministri kundër mediave”, duke i bërë thirrje publikut dhe institucioneve për të ndihmuar në frenimin e shumë sulmeve të Ramës. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) e ndoqi këtë prononcim duke thënë se “të gjithë gazetarët kanë të drejtë ti bëjnë pyetje qe mund t’i pëlqejnë ose jo politikanëve, pa intimidim dhe sulme në punën e tyre investigative”.

Shoqata dhe opinionistë gjithashtu kanë ftuar gazetarët të bojkotojnë aktivitetet e Ramës, madje edhe për vetëm një ditë. Megjithatë, këto apele kanë gjasa të kontribuojnë në reduktimin e gazetarëve në thjesht përforcues të deklaratave apo thashethemeve nga dhomat e pushtetit. Një bojkot afatgjatë i konferencave për shtyp mund të jetë më efektiv për të rifituar hapësirën e domosdoshme për thellimin, reflektimin, rimendimin dhe komentimin e përmbajtjeve dhe çështjeve aktuale.

Një perceptim i përbashkët?

Jo i kënaqur, Rama rifilloi në ditët në vijim duke iu përgjigjur protestave në mediat sociale – një domosdoshmëri gjatë udhëtimeve të tij me makinë – duke argumentuar se ai nuk kishte ofenduar askënd pasi ai vetëm shprehte një mendim dhe se, gjithsesi, kjo fole grenzash ia shpifte atij.

Përkundër mesazheve të kuptueshme të protestës dhe solidaritetit, pikëpamjet e Ramës ndoshta nuk ndryshojnë aq shumë nga ato te publikut, duke pasur parasysh përgjegjësitë e medias shqiptare gjatë dekadave të fundit të lirisë së shtypit. Në fakt, skena mediatike shqiptare njeh redaksi pa gazetarë, artikuj pa lajme, sensacionalizëm dhe lajme alarmante, lajme të rreme, mungesë të përgjithshme të kontrollit të fakteve, editoriale pa reflektim, investigime pa prova, shfaqje të panumërta në mbrëmje duke komentuar deklaratat e mëngjesit, dhe gazeta që kopjojne debatet televizive të natës se mëparshme.

Sidoqoftë, ajo që më së shumti e dëmtoi kredibilitetin e shtypit gjatë viteve ishte afërsia e saj me politikën, duke kaluar ndërmjet të djathtës dhe të majtës në çdo zhvendosje të pushtetit – nëse ka kuptim të përdorim këto terma ndarjesh ideologjike që kanë pak të bëjnë me realitetet politike në Shqipëri, por thirren kështu vetëm si konventë. Jo i gjithë shtypi është i varur nga pushteti, sigurisht, por për fat të keq një pjesë e mirë është, dhe kjo ka ushqyer mosbesimin dhe pakënaqësinë që e bën publikun të zgjedhë artikujt me thashetheme dhe “stilin e jetesës” mbi artikujt e informacionit.

Megjithatë, nëse informacioni bëhet thjesht zbavitje, rreziku është që, me kalimin e kohës, publiku do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës, dhe do përfundoj duke mbajtur anën e Kryeministrit – i cili fajëson një sistem që ai vetë ka kontribuar të krijohet dhe mirëmbahet për vite me radhë – dhe do përfundoj duke u manipuluar nga politika, e cila diskrediton shtypin në mënyrë që të forcojë veten.

Gazetarët në konferencën e improvizuar për shtyp para Parlamentit dhe ata që shikojnë nga studiot ku ftojnë politikanët dhe opinionistë, mund të gjejnë strehë në protestë dhe bojkot, ose të bashkohen me kolegët që kanë zgjedhur të ndajnë të vërtetat e fjalëve të Ramës nga fjalitë e Ramës që ishin një shfryrje inati e papërshtatshme. Sido që të jetë, sigurisht, ata nuk do të mbështeten nga pronarët e grupeve të tyre mediatike, të cilët janë gjithmonë afër lobeve të pushtetit.

Nëse Rama bëri një shfaqje të tillë për të devijuar vëmendjen nga votimi në mbrojtje të Saimir Tahirit ose thjeshtë kishte një nga shpërthimet e tij të shpeshta të nervozizmit, ai i dha opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Lulzim Basha një mundësi tjetër për tu ankuar për lirinë e shtypit në vend. Duke mos e marrë parasysh faktin që kur opozita aktuale ishte në pushtet, ajo përdori privilegjet dhe fondet për shtypin “miqësor” dhe gjobat dhe agresionet – jo vetëm verbal, por edhe fizik – për zërat kritikë.

Shtypi shqiptar kundrejt shtypit të huaj

Kjo nuk është hera e parë që intoleranca proverbiale e Ramës ndaj pyetjeve të papërshtatshme ka nxitur debate dhe përplasje në studiot televizive shqiptare. Autoritar dhe i pacipë në shtëpi, Rama është parë duke pyetur fytyrën historike të Top Channel, Sokol Ballën nëse ai ishte i dehur, duke i thënë Blendi Fevziut të Klan se koka e tij e zbrazët ishte një problem për të gjithë dhe duke ftuar korrespondenten e ABC Neës Erisa Zika për të marrë orë mësimi në anglisht para një konferencë shtypi në Bruksel.

Disa gazetare femra kanë marrë pjesën e tyre të stereotipeve gjinore dhe të fjalëve me dy kuptime, si dhe paternalizmin të zakonshëm. Rama i ka thënë Ilva Tares – gazetares më të mirë të Ora Neës – se ai e kupton punën e saj të dobët, pasi ajo ka një djalë për të cilin duhet të kujdeset. Kur Eni Vasili e Neës24 i kërkoi atij një përgjigje, ai i tha asaj se ai ishte atje për të kënaqur çdo nevojë të saj. Shumë veta kujtojnë ende gazetaren e Televizionit Shijak, e cila pas një pyetje të papërshtatshme për ryshfete në Bashkinë e Tiranës, u quajt “prostitutë e informacionit”.

Ndryshe ndodh kur Kryeministri është jashtë vendit. Në një intervistë me Deutsche Ëelle, madje edhe kur Tim Sebastian insistonte në mënyrë të përsëritur në të njëjtën pyetje, i rilexonte deklaratat qe ekspozonin mesazhe të fshehura, kur ai buzeqeshi ndaj provokimit të Serbisë dhe presionit mbi Bashkimin Evropian me një fjali të vetme, Rama kurrë nuk humbi durimin dhe, në fund të 30 minutave shumë të gjata, ai falënderoi gazetarin, buzëqeshi dhe tha se ishte një nder.

Në një intervistë me BBC, kur Sara Montague i kujtoi se Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Europë, dhe se partneri i tij në qeveri përfaqësonte, sipas vetë fjalëve të Ramës, gjithçka që ishte e kalbur në vend, dhe se premtimet e fushatës nuk mund të mbaheshin, ai iu përgjigj menjëherë dhe madje tha se e vlerësonte insistimin e saj. Ndryshimet në personalitetin e Edi Ramës midis shtëpisë dhe jashtë vendit, nuk janë ndonjë e re. Por nuk ka pyetje “idiote” ose gazetarë “të papërgatitur” dhe “të çmendur” që mund t’i justifikojnë këto ndryshime.

Pas “shfaqjes” së Ramës para Parlamentit, shumë gazetarë e kanë pranuar se nuk kanë arritur të përmbushin rolin e tyre të interpretimit të besueshëm të realitetit dhe ndërmjetësve besnikë ndërmjet politikës dhe publikut. Nga ana tjetër, asnjë politikan nuk duket i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë. Si zakonisht, plot me tym por pa zjarr në atë front.

*Shkrimi është nga www.balcanicaucaso.org, i cili është një publikim pjesërisht i financuar nga Komisioni Europian.

Koha Jone