Rama i përgjigjet Athinës: Hiqni ligjin e luftës, Himara ka qenë e do të jetë shqiptare. Çamëria është çështje shqiptare, që duhet zgjidhur

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Athinës për akuzat e fundit, ndërsa ka replikuar në Kuvend me Vangjel Dulen.

Rama ka thënë se Athina duhet të heqë ligjin e luftës, pasi ai është një akt problematik.

Ndërkohë, Rama ka folur në Kuvend edhe për çështjen came, duke thënë se Çamëria është një çështje e Shqipërisë, që duhet të zgjidhet.

Reagimi i Ramës

Është hapur debat ndërkombëtar për disa banorë të Himarës që janë shfaqur të revoltuar për shkak të planit të bashkisë së re, për një projekt me interes publik në vazhdën e programit të rilindjes urbane për Himarën.

Ajo është dërrmuar nga barbaria e ndërtimeve, ngrehina shëmtie që e rrokullisën Himarën në të tatëpjetën e zhvillimit rrënues, por që e ka cenuar rëndë bukurinë e saj dhe vlerat e trashëgimisë së saj kulturore.

Shpronësimet apo prishjet e ndërtimeve të ligjshme me shpronësim gjatë Rilindjes janë procedurë rutinë e unifikuar ligjërisht si në Tropojë edhe në Himarë, edhe në Tropojë ka banorë që nuk bien dakord.

Por “cuditërisht”, për këta, e as për të Vlorës nuk kemi dëgjuar të indinjohet ndonjë shtet tjetër dhe të nisë kujë në mediat e atij shteti si me Himarën.

Vetëm në Vlorë janë prishur 1657 objekte, në Tiranë 4828, Durrës 1125,  e kudo në cdo qytet. Projekti detyron prishjen e vetëm 18 objekte, një shtëpi e banuar, një bujtinë tre katëshe dhe pjesa tjetër lavazhe, kioska, magazina të vjetra, apo rrënoja shtëpish të dikurshme. Vetëm për 6 objekte duhet bërë procedura e shpronësimit.

Dikush që se di ku fle lepuri i kësaj ferre që na shfaqet nëpër këmbë, as e koncepton dot se si ka mundësi që një praktikë rutinë e kësaj natyre në Shqipërinë e sotme për 12 ndërtime pa leje dhe 6 ngrehina në shpronësim të angazhojë një shtet fqinj me komunikata zyrtare, deklarata partiake që kërkojnë ndëshkim evropian për Shqipërinë, lloj lloj gazetash, që nxjerrin tym për të nxirë qeverinë e Shqipërisë, por fatkeqësisht pa e fshehur dot një sekëlldi të cuditshme ndaj nesh dhe vendit tonë të vogël që kaq shumë ka dhënë e marra me atë vend mahnitës që quhet Greqi.

Cfarë bëra unë që të meritojë gjithë atë vëmendje në Greqi gjatë këtyre ditëve, a ma thotë dot kush që ka dy fije mend në kokë, pse fqinjëve tanë nuk u erdhi mirë për një postim shumë miqësor në rubrikën time përmend Gjergj Dushmanin, shqiptarin e famshëm e të cituar në historianë serioz, që një rastësi fatlume e historisë e bëri të gjendet në vendin dhe kohën e duhur për të shpëtuar Akropolin nga bombardimi i flotës veneciane.

Apo mos nuk u erdhi mirë që lexuan aty se  në Athinën e asaj kohe flitej kryesisht shqip, c’ka nuk e them unë, por nuk ka historian serioz që nuk e shkruan, për mua është mësim i bukur historie për ne, shqiptarët dhe grekët e sotëm që duhet të ndihemi më mirë nën cdo dritë afruese të fqinjësisë sonë dhe shembujve të panumërt të shqiptarëve dhe grekëve që kanë ndihmuar njëri-tjetrin.

Pse duhet të mërzitet fqinjët kur u thuhet se atje flitej shqip. Kur them se as e folura shqip në Athinën e djeshme nuk e bën Athinën sot qytet shqiptar as e folura greqisht në Himarë nuk e bën kurrë Himarën qytet grek nesër, besoj se kam mirëkuptimin e plotë të çdokujt, që dashurinë për Greqinë as e mat me sa shumë e sekëlldisin shqiptarët dhe as e tregon duke e quajtur inekzistente cështje të së kaluarës mes nesh.

Që jo vetëm për ne por për interesin e përbashkët, janë cështje reale, që duhet t’i zgjidhim nën dritën e shembujve të panumërt të miqësisë, solidaritetit që historia e kësaj fqinjësie ka prodhuar mes nesh.

Kam dëgjuar se edhe këtu ka pasur zëra që janë ngritur për ti dhënë figurshmëri, përvec zërit të Vangjelit që ngrihet vetiu sikur ti dalë në ëndërr qofte edhe një tjegull nga çatia e një shtëpie të braktisur në Himarë, eh miku im i dashur Vangjel s’të vë dot faj, pasi gjen në Athinë dëgjues që e bëjnë tjegullën e ëndrrës tënde provën e krimit të një agresioni të ri antigrek të Ramës, armiku të ri që ti kërkon me cdo kusht t’ja sajosh Greqisë dhe minoritetit për një llogari të vogël sa një kokërr gruri, llogarinë e partisë tënde që po tretet si kripa në ujë se ke marrë përsipër të bësh diçka që është në dëm të hapur të marrëdhënieve mes vendeve tona dhe shqiptarëve dhe grekëve.

Para se të marrësh fshesën dhe të nisësh te shtëpia e tjetrit fshi te pragu i shtëpisë tënde, edhe më mirë e thotë ungjilli, para se të shohësh ashklën në syrin e tjetrit hiq traun në syrin tënd.

Ju folët për Himarën duke akuzuar se po planifikuekemi shpërbërjen në Himarë, që as ka qenë dhe as është ndonjë minoritet grek, po edhe sikur të ishte nuk ka si të mos na buçasin veshtë nga trokitjet në pragun e fqinjëve që na jep leksione të gjykatës evropiane, që kërkon të respektojë në praktikë të drejtat bazikë të minoritete, gjuhës, shprehjes, fakte që nuk i them unë e as do doja ti rikujtoja, sepse ne qortohemi se po i hykemi shpronësimit të minoritarëve grekë në Himarë dhe qortohemi se fuqia publike po e bën këtë shpronësim jo për projektin e rindërtimit atje, por për të shpërbërë minioritet. Në Himarën ku vetë kryetari i bashkisë është himariot që në zemër ka bërë vend edhe për Greqinë, si atdhe të dytë.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë e prirur dhe se ka bërë asnjëherë të zbatojë reciprocitetin e zakonshëm, ku përfshihet edhe trajtimi i minoriteteve apo njerëzve të vet, kjo është një arsye që ne jemi si vend një hap pata, por edhe si popull një hap para fqinjëve në jug e veri për njohjen dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Duhet të jemi reciprokë në cështje parimore, nëse Tirana qortohet për disa terrene në pronësi nga nënshtetasit shqiptarë që faktikisht do të shpronësohen sipas ligjeve për interes publik dhe marrim fuqi akuzash si të ishim varrmihës, cfarë duhet të themi ne për mbajtjen si një dordolec në kufi mes nesh dhe Greqisë të ligjit të Luftës që është matrica e cështjeve të pazgjidhura me Greqinë dhe strumbullari i një mase të madhe që ka në sfond diskriminimin e shqiptarëve, c’duhet të themi për etnikumin shqiptar, popullsia came, në bazë të një preteksti të sajuar, që nuk ka histori e të drejtë as kanonike që mund ta përfshijë, kjo na paska bashkëpunuar me nazistët në Greqi e për këtë çdokush prej paraardhëse jo vetëm që duhet të jetë përgjegjes përjetësisht por duhet ti mohohet edhe jeta edhe identiteti edhe pronësia.

Nuk di nëse dikush tjetër ka lexuar mbase na ndihmon, por nuk di të kemi lexuar gjëkundi që mijëra camë të kenë bërë ujdi me pushtuesit e aq më tepër brez pas brezi të jenë të zhveshur nga e drejta themelore, por ti ketë ndjekur mallkimi i një vendimmarrje të njëanshme që targeton njerëz në breza si fajtorë.

Shqipëria as ka e as do ketë ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë, por kërkon në emër të miqësisë të ndërtojë marrëdhënie miqësie sa më të fortë se në nivelin e marrëdhënieve mes popujve, sado të gërmosh gjen më shumë historia që na bashkojnë se na ndajnë.

E shkuara smund të jetë pengesë për të ardhmen, zgjidhjet e bazuara në rregulla të së drejtës ndërkombëtare.

Lufta të mbarojë Vangjel, ne do e mirëpresim shumë një akt të barazvlefshëm të pushtetit që të shfuqizojë dekretin mbretëror ende në fuqi sot, që e konsideron gjendje lufte marrëdhënien mes nesh dhe Greqisë, por nuk është mbetje arkaike aty e riciklueshme nga cdo qeveri si rikujtim, por akt që prodhon efekte, pasoja, për qytetarët shqiptarë. Nëse s’ke qejf ti quajmë camë, s’ka gjë, janë shqiptarë, nëse s’të pëlqen cështja came, është cështje e shqiptarëve.