Radio Vatikani: Tërmeti lëkund Shqipërinë. 13 viktima e me qindra të lënduar

13 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 që lëkundi zona të ndryshme të Shqipërisë si në Durrës, Kurbin, Thumanë e Lezhë. Me qindra të plagosur e shumë dëme materiale. Forcat speciale po punojnë për të nxjerr personat që janë nën rrënoja të pallateve të shembura

R.SH. – Vatikan

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë në orën 02:47. Tërmeti ishte me magnitutë 6.4 me epiqendër në Detin Adriatik. Epiqendra e tërmetit ishte 9 km në veri të Durrësit dhe 33 km në perëndim të Tiranës. Lëkundjet e forta u ndjenë në disa qytete. Durrësi është qyteti më i prekur nga tërmeti që shkundi Shqipërinë në orën 3:54. Në stadiumin e qytetit filloi ngritja e çadrave për t’i strehuar banorët. Deri më tani behet me dije se janë edhe mbi 300 persona të lënduar. Në disa vende vazhdon puna e kërkimit të personave që kanë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti me magnitutë 6.4 lëkundi Shqipërinë sërish. 13 persona kanë humbur jetën në Durrës, Kurbin, Thumanë e Lezhë. Numri i viktimave, që shkaktoi tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, është i përkohshme. Ka me qindra të lënduar, ndërsa shumë persona janë nxjerru nga rrënojat e pallateve të dëmtuara në vende të ndryshme. Skuadrat speciale të ndihmës janë në punë, në pritje të skuadrave tjera të specializuara që po mbërrijnë nga vendet e ndryshme si Italia, Kosova, Greqia, Franca, Turqia e Serbia, për të kërkuar dhe shpëtuar personat që ndodhën nën rrënoja.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, pra, konfirmon nëntë viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi zonën e plazhit të Durrësit, nga ku, pra, njoftohet për viktima, të lënduar dhe dëme të shumta materiale. Ndërtesa të shembura ka edhe në Thumanë, forcat e emergjencës kanë shpëtuar  persona që kishin mbetur nën rrënoja.

Dy persona të pajetë dyshohet ndodhen nën rrënojat e një hoteli të shembur në zonën e Golemit. Tre persona, prej të cilëve është një vajzë e mitur, humbën jetën nga shembja e një pallati në Durrës. Dy persona të tjerë vdiqën në Thumanë, nga shembja e një pallati, ndërsa një person humbi jetën duke rënë nga ballkoni derisa vijonin lëkundjet. Situata vazhdon të jetë kritike, lëkundjet vazhdojnë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë ka pohuar se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.

Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4,  në ora 4 të mëngjesit, ndërsa deri më tani pasuan rreth 25 tërmete të tjera me 5.4.magnitutë të lartë Tërmeti është dëgjuar edhe në vende tjera si në Mal të Zi, në Itali por një tjetër vend i rajonit që është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm është Bosnje Hercegovina, ku tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4.