Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë bërë pasditen e së mërkurës betimin në Presidencë. Në ceremoninë e zhvilluar, në praninë e presidentit Ilir Meta, kreu i qeverisë dhe ministrat janë betuar se do të zbatojnë Kushtetutën në interes të qytetarëve dhe vendit. Në momentin e betimit, mes kryeministrit dhe kreut të shtetit ka patur edhe një shtrëngim duarsh. Duke marrë fjalën në këtë event, Meta ka shprehur urimin që qeveria e re të jetë në lartësinë e detyrave që e presin. “Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të ndaj me ju urimin më të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Qytetarët presin përpjekje më të mëdha për të përballur sfidat që kemi përballë”, ka deklaruar Meta.
78 vjet më parë – Qëndresa heroike në Kodër të Kacës- Si u mposht ekspedita fashiste e Xhafer Balit nga malësorët trima të Reç e Dardhës
Nga Dine KACA Besëlidhja e qëndresës antifashiste Pas disfatës në Dibër të Madhe me forcat kryengritëse të drejtuara nga luftëtari…