PUSHTETI I TERRORIT DHE VDEKJES/ Flamuri i ISIS-it ngrihet në Filipine, mijëra banorë bllokohen brenda qytetit

13 dite luftime mes ISIS dhe forcave qeveritare kane shenuar Filipinet si nje tjeter vater tmerri dhe vdekje qe po zgjeron ekspansioni i gjakderdhjes. Mijëra civilë mbeten të bllokuar në qytetin e rrethuar të Maravit në Filipine pasi armët e zjarrit ndërprene një armëpushim katër-orësh për të evakuuar banorët.

Zyrtarët kishin shpresuar se rreth 1.000 banorë do të largoheshin nga qyteti, por vetëm 130 arritën të shpëtonin,  raporton “BBC”.

Armëpushimi mes ushtrisë dhe militantëve të Shtetit Islamik (ISIS-it) ishte arritur nëpërmjet disa ndërmjetësuesve anonimë.

Luftimet kanë lënë 170 të vdekur, përfshirë të paktën 20 civilë.

Armëpushimi pritej të zgjaste deri në ora 12:00 në kohën lokale (04:00 me orën shqiptare). Por një orë pas, filloi shkëmbimi i zjarrit, i cili ndaloi evakuimin e banorëve nga qyteti, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Nuk ishte e qartë se kush po gjuante. Një përfaqësues i qeverisë tha se negociatat po vazhdonin për një tjetër armëpushim të përkohshëm ditën e sotme.

Flamuri i zi i Shtetit Islamik është ngritur në majë të dy automjeteve që kalonin nëpër rrugët e Maravit.