Publicisti dhe studiuesi, Ndue Bacaj boton librin e parë

Libri “Kryekryengritja e  Malesisë së  Madhe  kundër  perandorisë  turkeosmane -1911“ e autorit Ndue Bacaj  nuk perbën befasi per asnjë malesor e shqiptar , pasi ai të pakten që  prej vitit 1991 e ketej është autor i qindra shkrimeve publicistike  , studimore , historike , portreteve , dokumentarëve , analizave , opinioneve e tjer. Ai është edhe  pjesmarres me kumtesat e tij të vlersuara në disa simpoziume. Në shkrimet  e studimet e z. Bacaj një vend të rendesishem zënë ato me karakter historik të Malesisë Madhe e më gjërë , ku vetem per kryengritjen antiosmane të Malesisë Madhe , ai ka shkruar e mbajtur dhjetra referate e kumtesa  para auditorëve të ndryshem , duke perfshirë edhe ato para  publikut në pervjetoret e perkujtimit të kesaj epopeje lavdiplotë të Malësorëve e Shqiptarëve , në të dy anët e kufirit politik (Shqiperi- Mali i Zi). Libri që i kushtohet  kryengritjes antiotomane të vitit 1911 të Malesisë Madhe , është frut i një pune disa-vjeçare i autorit i cili  është  perpjekur të  rendisë e memorizojë jo vetem “volum” ,por mbi të gjitha cilesi dhe risi nga historia lavdiplotë e kesaj lufte 133 ditore poltë afshë lirie , flamuri e atdhetarie . Autori është perpjekur  t’a  “ndertoj” ketë libër edhe si një histori narrative ,kronologjike dhe enciklopedike , të bazuar saktesisht në burime e referenca të shkruara e gojore të asaje kohe e deri sot.. Në ketë liber gjinden të shenuara dhjetra beteja dhe hollesi të kryengritjes , gjinden qindra emra të trimave atdhetar , me në krye kryetrimin e atdhetarisë Dëdë  Gjon Lulin, gjinden emrat e shumë pjesmarresve , e per rrjellojë të  shtepiave , fiseve , katundeve , fshatrave ,të maleve apo flamureve të Malesisë Madhe e më gjërë. Por risia më e madhe e librit qendron tek renditja e qindra emrave të deshmorëve të kryengritjes dhe të plagosurve të saj (sipas maleve) , duke e bërë keshtu librin “dokumentin” më të plotë të shkruar (të deri tanishem) të emrave të atyre që dhanë jeten dhe derdhen gjakun , per lirinë e trojeve tona dhe flamurin kombetar shqiptar  të Gjergj Kastriotit –Skenderbe. Në libër zënë vend edhe emrat e korifejëve të shqiptarisë që ndihmuan kryengritjen dhe ishin protagonist të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë me 28 nentor 1912 ; Ismail  Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini e tjer, pavaresi që mori udhë nga kryengritja antiosmane e Malesisë Madhe të vitit1911. Autori i librit z. Bacaj është kujdesur që libri të “percjedhë” edhe mjaftë  nga informacionet , njoftimet dhe vlersimet e ambasadorëve dhe perfaqesuesve të shteteve të ndryshme per kryengritjen , si  dhe jehonen mediatike të kohës në Europën “plakë”  e deri në Ameriken e larget. Një vend të rendesishem në ketë libër perveç luftes me pushkë zë edhe lufta me pendë e malësorëve , ku perfshihen disa akte diplomatike  me në krye  Kuvendin e Greçes , që “prodhojë” Memorandumin me të njejtin emer , memorandum që u bë pararendës i programit politik të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë nga Vlora. Në liber janë memorizua edhe “momente” të perpjekjeve  të pushtuesit turko-osman dhe veglave të tyre per ta  “deformuar” kryengritjen nga një luftë lirie e flamuri të të gjithë malësorve shqiptar  në një luftë gjoja fetare , ku pushtuesi me ketë kerkonte të perçante shqiptaret sipas besimeve  dhe ti fuste në një luftë civile , gjë që pushtuesi nuk e arriti falë urtesisë dhe atdhetarizmit të shqiptareve , vellezer të një gjaku , gjuhe e historie të cilet luftuan e qendruan sëbashku si gjithnjë , per  lirinë e të drejtat e tyre  kunder pushtuesit shumëshekullor , duke  shkruar keshtu bashkerisht (të krishter e musliman)  faqe të reja heroizmi e lavdie gjatë  kryengritjes antiosmane… Libri permban edhe mjaft hollsi të tjera të kryengritjes antiosmane , një pjesë e të cilave botohen  per herë të parë. Unë si gazetar dhe bashkepuntor i hershem i autorit të ketij libri , ruaj një bashkepunim të gjatë e sukseshem me z. Ndue Bacaj jo vetem në fushen e gazetarisë dhe dokumetarëve ,por  edhe në publikimin e  dhjetra punëve studimore të tij  në medie të ndryshme , duke perfshirë edhe gazeten “MALESIA” që tashma botohet në New York (SHBA).  Duke pasur  kenaqesinë e të parit lexues të ketij libri , mund të them me plotë gojë se libri është një veper historike-enciklopedike që i vlenë çdo malësori e shqiptari  që deshiron të kujtoj e trashigoj ketë histori  heroike , historike , krenare e atdhetare të të parëve të tij…
Vasel  Gilaj- Gazetar ,botues i gazetes “Malësia”
New  York (SHBA)