Pse shqiptarët katolikë ndërtojnë Kisha ortodokse në Malin e Zi?!

Arqipeshgvia e Tivarit eshte nje institucion fetar katolik, i Arberise Veriperendimore vazhdimesi gjithsesi edhe e shqiperise po Veriperendimore. Themeluar si Arqipeshgevi qe ne vitin 1089. Mjerisht 132 vjet me pare dhe konkretisht, me 8 tetor te vitit 1886 papa Leoni XIII e ndau Kryeipeshgevin e Tivarit nga ajo e Shkodres. Sipas nje konkordati shqip (vendimi) te marre ne marrveshje te plote ne mes Vatikanit dhe Qeverise se at’hershme princerore te Malit te Zi.
C’ ka ka bere qe se paku te ket 120 vite qe ne Katedralen e Tivarit, edhe pse me Prifterinje Shqiptar mesha te mos celebrohet ne gjuhen shqipe. Ashtu sic ndolli edhe gjate ceremonise peruruese te Katedrales se re te Tivarit, e zhvilluar ne shtator te vitit 2017. Gjoke Dabaj nga Shestani i pranishem, ne ceremonin peruruese te 3 shtatorit te vitit 2017. Ne Tivar shkruan ne revisten ‘’Koha Javore’’, se kete ceremoni e prita me padurim. Mirpo liturgjia sherbehej kryesishte ne gjuhen Sllave, dhe kori i kishes kendonte lutjet po ne gjuhen sllave. Duke e ditur qe shumica e Klerikeve ishin Shqiptar, madje edhe Kardinali Ernest Troshani, une shkruan Dabaj isha i prirur te merrja me mend ndrydhjen shpirterore qe perjetonin ata klerike. Nuk ishte e mundur se ata deshironin per ta thene meshen sllavishte, ne nje kishe shqiptare, te mbushur po me besimtar shqiptar, pothuajse te gjithe te ardhur nga zona te ndryshme shqiptare. Te Malit te Zi si dhe nga Diaspora, dhe konkretisht vetem nga New Yorku kane qen te pranishem 82 persona. Patjeter qe ka pasur edhe banor nga Tivari, por pa e treguar ne asnje raste, te qenit shqiptare, duke e shperfillur totalisht gjuhen shqipe. Dabaj me shqetesim shkruan se isha i prirur te perftyroja edhe debatet qe ata pra prifterinjet katolik, mund te ken bere ne rrethet e tyre te mbyllura dhe presionet qe ne menyra dhe forma te ndryshme, jane ushtruar mbi ata klerik dhe se perfundimisht ata kane qene te detyruar te veprojne ashtu. Sic nuk deshironin dhe si Zoti, te cilit ata i besojne, nuk do ta meritonte kurre. Shprehja me flagrante e kesaj ceremonie, sqaron Dabaj, e mbuluar me petkun e ‘’ Demokracise’’, ishte demonstrimi i dy veshjeve Kombetare, ku njera veshje paraqiste kostumin malazez
Ne nje kohe qe gjithkush e di qe nuk ka ne bote as edhe nje malazias te besimit Katolik. Te gjithe malazezet jane ose prosllav, ose ateist. Katolik jane nje numer shtetasish Shqiptar dhe Kroat. Por katolik me kombesi malaziase nuk ka gjekundi. Ne nje cast tjeter veshja popullore ishte nga fshati Zupc, fshat i cili ka nje etnohistori sqaron Dabaj enigmatike. Nderkohe qe aty nuk eshte shfaqur azgje shqiptare, asnje simbol asnje dhoj veshjeje, apo dicka tjeter, pervec disa prifterinjeve si dhe te pranishmeve mysafir ne Tivar, sa per ate dite ceremonie. Te cilet kane patur rastin te bejne edhe nje ore mesimi ne gjuhen Sllave.Dhe pikerisht ne nje institucion ose veper kulti shqiptare sic eshte katedralja e Tivarit. Ndertimi i se ciles ka kushtuar 3.5 milion euro, para te mbledhura nga Shqiptaret dhe me lobimin e tyre. Si ne Vatikan, Itali, Gjermani, S.B.A. e tjer konkretisht vetem katoliket shqiptar ne New Jork kane dhene 500.000 dollare per ndertimin e Katedrales se Tivarit. E cila vetem meshtarin e ka katolik dhe qe quhet Rrok Gjonlleshaj, pasi per azgje tjeter shqiptare ketu nuk behet fjale. Deshmia me e qart per kte eshte eshe Struktura e ndertimit te Katedrales, e cila eshte e stilit dhe e ritit te Ortodoksise Malazeze, dhe qe kurrsesi nuk ka patur mundesi qe te ndoll ndryshe, ku edhe drejtuesi i punimeve ka qen Malazezi Vllado Cariciq, i cili me parat e shqiptareve katolik ka ndertuar kishe ortodokse.
Per ta vertetuar me se miri kte qe po themi, shikojini katedralet e tjera Shqiptare se c’fare ndertimi kane
dhe qe jane me nje kumpaniel, dhe jo me dy ose tre kumpaniela (ku zakonisht vendosen kembanat e kishes). Shiheni se si eshte ndertuar Katedralja Katolike e Shkodres, ajo e Tiranes, dhe se fundmi ajo e Prishtines. Te cilat jane te stilit dhe te ritit Roma – Katolik. Ndoshta dikush ashtu si edhe 132 vjet me pare po mashtron edhe Vatikanin. Apo ndoshta vete vatikani vepron me qellim, ashtu sic po vepron edhe me Kosoven, duke mos e njohur, edhe pse askund tjeter ne Ballkan, nuk gjindet popullsi katolike pervec Shqiptareve dhe Kroateve.
Mark Shkreli, antare i keshillit botues, te revistes ‘’ Jeta Katolike’’ ne New Jork, gjithashtu edhe kryeredaktor i saj. Edhe ai i pranishem ne Tivar, shkruan dhe citon ne faqen 12 -te te revistes Korrik – Dhjetor 2017. Kryepeshkopi aktual i Tivarit imz. Rrok Gjonlleshaj, gjithsesi Mark Shkreli ka shprehur edhe shqetesimin e tij, per kte ceremoni po ne faqen 12 -te ku thote se. Nuk mundem mos te permendi disa mangesi nga ky rast, me rendesi per kishen dhe popullin shqiptar jo vetem katolik (se c’fare ka dashur te thote me shprehjen jo vetem katolik, kte me mire se askush tjeter e’di vete z. Shkreli).
I cili sqaron dhe me shqetesim legjitim, se libreca e shtypur enkas per kte rast, ishte ne dy gjuhe, sllave duke i paraprire dhe duke mbizoteruar shqipen edhe pse perberja etnike e arqipeshgvise eshte 95 % shqiptare. Arqipeshgvi e cila sipas te dhenave qe ne kemi pran gazetes ‘’Zani i Malsise’’. Numerom ne te gjithe Malin e Zi jo me shume se 8000 besimtar katolik. Megjithate sqaron Shkreli Imz. Gashi, disa nga tekstet e shkruara sllavisht, i lexoi shqip. C’ka le te kuptohet se me se shumti ka kryer detyren e perkthyesit per ata qe nuk e kane ditur ose e kane harruar sllavishten. Befasia me e madhe thote Mark Shkreli ne shkrimin e tij, te titulluar Dy Shenjetor ne Trojet Shqiptare te Denja per Romen. Ishte paraqitja e dhuratave, te gjithe te veshur me kostume tradicionale, por asnje kostum nuk ishte shqiptar gje qe ra ne sy te gjitheve. Ishte ky vazhdon Mark Shkreli nje zgenjim i madhe sidomos per ne nga diaspora, ai thote ne shkrimin e tij kuptohet edhe duke u rezervuar se. Nuk eshte rasti per kritika, por nuk mundem mos te permendi edhe nje gje qe la pershtypje te hidheruar, tek ne, fjalimi i Mitropolitit, Amfilohije Radoviq, i cili nuk ngurroi te permend malin Rumi, si shenjetore e Kishes Ortodokse Serbe, edhe pse dihet qarte se eshte pa dyshim shqiptare, por e uzurpuar me ndihmen e ushtrise Jugosllave, duke vendosur ne majen e saj nje ‘’ Konzerve’’ qe ai e quan Kishe.
Drejtuesi i revistes ‘’Jeta Katolike’’ edhe thote se le te shpresojme se ne Tivar do gjenden shqiptar katolik qe akoma nuk e kane humbur identitetin kombetar. Me kete shpres pasi ajo vdes e fundit, po rrime edhe ne edhe pse ka 120 vite qe mesha ne katedralen katolike te Tivarit, nuk celebrohet ne gjuhen shqipe, dhe ku nuk flitet shqip nga askush pervec, prifterinjeve katolik shqiptar, edhe ata ndonjeher e flasin shqipen, vetem njeri me tjetrin. Me kte rast po kujtojme edhe te dhenat e numerit te besimtareve katolik qe jane aktualisht ne shtetin e Malit te Zi, si dhe vendet ku ata ndollen. Ne komunen e Tivarit jane te rregjistruar 46 besimtar katolik. Ne Ulqin banojne 1800 besimtar katolik. Ne Podgorice perfshi edhe Tuzin me rrethina jane 6000 besimtar katolik. Ne Plave 108 katolik. Dhe ne Rrozhaje eshte vetem
1 katolik. Qe do te thote se Mali i Zi ka vetem 8000 besimtar katolik. Prandaj me te drejt lind pyetja se c’fare fitoi kisha katolike dhe shqiptaret, e gjuha, kultura dhe historia e tyre nga ky investim. Apo si gjithnje e rendesishme eshte qe te fitojne Malazezet sic fituan 3.5 milion euro investim, si dhe nje kishe ortodokse, per ndertimin e se ciles vetem katoliket shqiptar ose shqiptaret katolik me banim ne New Jork, kane dhene 500. 000 dollare. 82 prej te cileve nga Tivari kane shkuar, per te marre pjes edhe ne perurimin e katedrales katolike te Prishtines. Ndoshta per te lare mekatin qe kane bere ne Tivare.
Vasel Gilaj
New Jork