Pse një pjesë e alpeve të Shqipërisë së Veriut quhen ndryshe Bjeshkët e Namuna?

Emrin ‘Bjeshket e Nemuna’e kemi ndigjuar të përmëndet në tregime , në legjenda , në histori lufterash , në këngë të ndryshme si në ato te eposit te kreshnikve dhe të mëvonëshme , e kemi lexuar ne libra te ndryshme dhe tek shkrimtare te ndryshem që nga Buzuku , Bogdani , Fishta etj . e kemi hasur te shkruar nga studiues te huaj që në vitin 1832 nga gjeologu i njohur Francez Ami Boue në kohën e pushtimittë atëhershëm otoman ku mblodhi të dhëna të rëndësishme si nga studimi i perbërjes nentoksore aspekti mineral dhe gjeologjik ashtu dhe nga studimi mbi tokesor .i florës dhe faunës si dhe bukurive natyrore që paraqesin kanionet , luginat dhe majat e larta te bjeshkeve te nemuna të cilat i publikoj me anën e një botimi në vitin 1840 .Ky botim u bë baza e te gjitha studimeve te mëvonshme nga shkencëtare dhe studiues te ndryshem te huaj qe kryen hulumtime te karaktereve te ndryshme , duke ju referuar dhe duke e permendur ketë botim .E kemi hasur në harta te ndryshme topografike dhe ushtarake , te vjetra dhe deri ne ato Sovjetike te kohes se pushtetit popullor , si ne ato te vendit tone dhe ato te huajat .

Pse u emërtuan ‘Bjeshket e Nemuna’ ?!
– Ka Mendime se emri Bjeshket e Nemuna ketyre bjeshkeve ju dha per shkak te natyres se ashper , terrenit te thyer , luginave të thella dhe kanioneve që perbëjnë keto bjeshke .

-Të tjerë thonë se keto bjeshke u mallkuan nga grate e veshura me te zeza te atyre trimave qe nuk u kthyen më nga lufta për mbrojtjen e trojeve dhe bjeshkeve tona

– Te tjere thone se i mallkoj Ajkuna nga dhimta qe e pllakosi per vrasjen e djalit te saje Omerit .

– Te tjere thone se Shkinat kur i kerkuan djemte e tyre qe nuk u kthyen nga lufta dhe i gjeten korbat duke u ushqyer mbi kufomet e tyre i mallkuan keto vende .- Po a ështe ne natyren e Shqiptarit te mallkoje vendin e vet ? Nuk është në shpirtin e shqiptarëve, nuk është në mendësinë e traditën e tyre me i mallkue vendet e veta, truallin, bukën apo besen , bjeshken apo vrrinin .. Ka ndodhur nëpër balada a legjenda, por jo si dëshirë; ka qenë thjesht shfryrje dufi, në kushtet e fatkeqësisë rrenuese. – Raportet mes Toponimeve – ‘Bjeshket e Nemuna’ – ‘Alpet Shqiptare’ – ‘Prokletije’

• Emertimi ‘Bjeshket e Nemuna’ rrjedh nga gjuha Shqipe , nga gjuha popullore Shqipe .- Këto masivë malorë njihen si Bjeshkët e Nemuna. Në lëmin e gjeologjisë, gjeografisë, botanikës, historisë e të tjerë lidhur me sistemin e mirënjohur malor të Bjeshkëve të Nemuna të gjitha faktet dokumentojnë së termi “Bjeshkët e Nemuna” është term popullor i cili qysh në vitet e dyzeta të shekullit XIX për herë të parë në literaturën shkencore si të tilla e përdori gjeologu i njohur francez AMI BOUE me emërtimin shqip “Bjeshkët e Nemuna” krahas emërtimit “Alpet Shqiptare të Veriut”.

– Në fund të shekullit XIX, përkatësisht në vitin 1898 Velimiroviqi për herë të parë e përkthen nga gjuha shqipe emrin Bjeshkët e Nemuna në “Prokletia”, duke u mundua që të bëjë emërtime të reja për disa pjesë të Bjeshkëve të Nemuna, kurse autori tjetër serb Jovan Cvejiqi për herë të parë emërtimin “Prokletia” e përdori në një publikim tjetër gjatë viteve 1899, 1913, 1921 dhe 1924. – Pra, emërtimi Bjeshkët e Nemuna është emër i cili i përket gjuhës popullore shqipe.

• Emertimi ‘Alpet Shqiptare’ ka karakter nderkombetar , fjala ‘Alpe’ perdoret nga shume vende te botes.- Në anën tjetër emërtimi Alpet Shqiptare në realitet është një emër artificial dhe si i tillë është term ndërkombëtar, e jo i gjuhës shqipe dhe i shqiptareve.• Emertimi ‘Prokletije’ e ka origjinen nga grupi i gjuheve sllave dhe konkretisht nga gjuha Sërbo- Malazeze , kjo fjalë i korrespodon fjales Shqipe ‘Bjeshket e Nemuna’. Pra emri “Prokletia” është origjinal i përkthyer nga gjuha shqipe në atë sllavishte, e jo nga sllavishtja në gjuhën shqipe siç e kemi ndigjuar ndonje here .